English

Varfëri apo pakujdesi... Asfiksimi i vogëlushëve në Vlorë, si djegia e 4 fëmijëve nga qiriri

Vlorë, 4 janar 2011, NOA / Irma Toptani – Pas djegies nga drita e qiririt të katër fëmijëve në fshatin Sukth të Durrësit, të cilët humbën jetën pak kohë më parë vetëm pse deshën të ndriçoheshin dhe energjia elektrike u mungonte, një tjetër tragjedi (ne foto) për shkak të varfërisë së tejskajshme ka tronditur këtë herë Vlorën ku mëngjesin e sotëm janë gjetur të asfiksuar në banesën e tyre motër e vëlla, dy fëmijë të familjes Lelaj.

Dhimbja për tragjedinë që shoi dy fëmijët ka solidarizuar edhe deputetin e PDU-së, Dashamir Tahiri, i cili sot shprehu dhimbjen e tij për dy vogëlushët që humbën jetën nga një shkëndijë elektrike pa mundur dot të shpëtojnë gjallë.

Deputeti çam, do të ndihmojë materialisht dy prindërit e vogëlushëve të asfiksuar, për tërë ceremoninë mortore, e cila do të mbahet nesër në fshatin Gorisht të Vlorës.

Ashtu sikundër rezultoi tragjedia qe u mori jeten dy vogëlushëve te familjes Lelaj, ndodhi për shkak të një kaloriferi të ndezur gjatë natës, një shkëndijë e rënë në të cilin u mori jetën padrejtësisht dy fëmijëve, motër e vëlla, përkatësisht 3 dhe katër vjeç.

Një tragjedi që ashtu si ajo e djegies së katër vogëlushëve të tjerë nën dritën e qiririt të sjell ndërmend varfërinë e tejskajshme të ulur këmbëkryq në shumë familje shqiptare, e që përtej mungesës së një jete normale, mund të jetojnë edhe tragjedi të tilla, që nuk i shkojnë aspak për shtat një vendi europian, e as deklaratave te autoriteteve te vendit, që per ironi te ketij ketij fataliteti qe shoi edhe dy vogelushet vlonjate, dita ditës deklarojnë arritje në fushën ekonomike, ndërkohë që Europa ende vuan nga kriza.

i.t/NOA

KOMENTE