Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka: Shqipëria të ngrihet në këmbë për të larguar qeverinë
English

Xhaçka: Shqipëria të ngrihet në këmbë për të larguar qeverinë

Tiranë, 4 janar, NOA – Pak pas deklaratës së kreut të qeverisë se çështja e kutive të zgjedhjeve, i përket vitit të kaluar, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Socialiste.

“Sali Berisha thotë që kutia i takon vitit të shkuar, por në fakt kutia e mbyllur është baza e pushtetit të tij të vjedhur. Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit”, tha sot në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.

Deputetja e PS-së ka bërë apel edhe për protesta duke kërkuar largimin e qeverisë. Ajo u shpreh se kreu i qeverisë, “ka dështuar me ekonominë duke lënë në baltë Shqipërinë e shqiptarët. Ndaj sot lipset që Shqipëria të ngrihet në këmbë për ta larguar këtë qeveri të dështuar që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë!”.

Ajo u shpreh se procesi i djegies së fletëve të votimit nuk i largon problemet që ka vendi me votën e lirë dhe me transparencën.

“Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore”, tha ajo.

Xhaçka reagoi dhe për akuzat që Berisha bëri për kreun e PS-së, Edi Rama. Ajo u shpreh se Berisha duhet të kërkojë falje për akuzat e 20 për qindëshit që ka bërë për Ramën prej disa muajsh.

“Sa për Edi Ramën, Sali Berisha bën mirë të kërkojë falje për përrallën e gënjeshtrës së 20 përqindëshit që ua këndoi shqiptarëve 3 muaj paturpësisht me gjithë fuqinë e altoparlantëve të pushtetit të vjedhur”, tha ajo.

Xhaçka u ndal dhe në situatën ekonomike në vend duke theksuar se qeveria ka harruar të ushtrojë funksionet e saj.

“Sot Sali Berisha dha një shfaqje shembullore të nivelit ku ka rënë puna e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Lexoi detyrat e drejtorive të një agjencie shtetërore sepse ka harruar detyrat e tij. Sepse ka harruar 1 milion të papunët që i ka lënë pa shpresë.

Ka harruar 540 mijë pensionistët që i la pa një qindarkë për Vitin e Ri. Ka harruar universitetet e spitalet pa asnjë kusht e standard shërbimi”, tha Xhaçka.

a.k/NOA

KOMENTE