Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e Gafurr Adili, reagon Ali Ahmeti
English

Akuzat e Gafurr Adili, reagon Ali Ahmeti

Shkup, 6 janar 2011 - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke folur për të ashtuquajturat dosje tha se është një tentim për të njollosur historinë më të re shqiptare dhe UÇK-në. "Marrëdhëniet ndërshqiptare: ka pasur dhe ka tendenca për vëllavrasje. BDI thërret në unitet, mjaft kemi qenë të përçarë nga pushtuesit".

"Ne thërrasim në vlera, konkurrencë me programe dhe jo me ofendime dhe sharje. Jeni dëshmitarë të publikimeve dhe shpërndarje nëpër oborre të paçavureve, herë me ngjyrë herë pa ngjyrë. Këto janë veprime për të njollosur historinë dhe UÇK-në. Tani më edhe fëmijët në djep e dinë çka është qëllimi. Nuk fitohet pikë me këto veprime. Ne nuk duhet të lejojmë si shqiptarë që në mesin tonë të ketë persona të tillë. BDI dhe shqiptarët kanë kapacitet për të udhëhequr vendin. Kjo arrihet dhe ne së bashku duhet të angazhohemi me besim dhe guxim", ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Këto ditë, Ali Ahmeti dhe funksionarë të larë të partisë që drejton kanë vazhduar takimet me banorët e Komunës së Tearcës.

Ahmeti para banorëve të pranishëm theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që të informohen qytetarët për projektet e realizuara, situatën politike në vend, të këmbehen idetë për politikat e BDI si parti e koalicionit qeverisës.

Lideri i BDI-së theksoi se prioritet i BDI-së është çështja kombëtare dhe kjo kërkon edhe investim të vazhdueshëm në të gjitha sferat.

Ai para të pranishmëve theksoi se partia e tij angazhohet për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke përmendur se gjatë qeverisjes së BDI-së u njoh pavarësia e Kosovës dhe u miratua marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare.

Ahmeti u shpreh se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë pjesë e së cilës është edhe BDI.

"Marrëdhëniet ndëretnike janë të rëndësishme për Maqedoninë dhe shembull duhet të jetë Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje nuk duhet të shikohet ndryshe nga komunitete të ndryshme. Ky vend është i përbashkët, na takon të gjithëve dhe jo ta shohin si vend vetëm i një kombi. Duke respektuar njëri-tjetrin, bëhemi më të respektuar ndërkombëtarisht si vend. Edhe pse ka mjaft avancime në këtë plan, por duhet edhe shumë punë", tha Ahmeti.

KOMENTE