Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 5 Janar 2011

  • Leonardo: Interi, skuadra më e mirë Milano, 6 Janar NOA - Leonardo është tekniku më i ri i Interit dhe kjo vetëm prej një jave, por që tani ai ndihet i gatshëm, madje tepër i entuziazmuar për sfidën e ardhshme me Napolin.
  • Kombëtarja kuqezi, në Antalia për stërvitje Tiranë, 6 Janar 2011 - Kritikat e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në analizën e vitit 2010 për rezultatet e dobëta të ekipeve kombëtare të moshave, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të mendojnë për zbulimin e talenteve të reja që rriten në vendet e Evropës Perëndimore
  • Amazon Eve, gruaja më e gjatë në botë Kalifornia, 6 Janar NOA - Amazon Eve është 31 vjeç, ka një të shkuar prej aktoreje dhe modele dhe e veçanta tek ajo është se ka një gjatësi prej 2 metra e 5 centimetra dhe për këtë arsye është cilësuar gruaja më shtatlartë në botë.
  • Akuzat e Gafurr Adili, reagon Ali Ahmeti Shkup, 6 janar 2011 - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke folur për të ashtuquajturat dosje tha se është një tentim për të njollosur historinë më të re shqiptare dhe UÇK-në.
  • Censurohen imazhet e tjera të filmit të ri të Portman SHBA, 6 Janar NOA - Imazhi i saj seksi u përcaktua në mënyrë definitive në filmin “Black Swan”, por tashmë me sa duket Natalie Portman nuk mund të qëndrojë dot pa xhiruar filma që pjesë e tyre të jenë pikërisht këto lloj skenash.
  • Nipi i Adil Çarçanit plagoset në ish-Bllok nga nipi i Enver Hoxhës Tiranë, 6 Janar 2011 NOA – Nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut. Për ironi, autorë të dyshuar të plagosjes janë Shkëlzen Hoxha, djali i ish-diktatorit komunist dhe Besnik Dabulla, djali i deputetes socialiste, Arta Dade.
  • Avioni misterioz kinez i së ardhmes Kinë, 6 Janar NOA - Një eufori e madhe ka përfshirë botën globale të forcave ajrore. Disa fotografi të publikuara në internet të cilat paraqesin një avion, si bombarduesin parë kinez “të padukshëm”, ka ngjallur interes në të gjithë perëndimin dhe është konfirmuar modernizimi i arritur nga Kina.
  • Shitet për 300 mijë euro një peshk ton gjigant Tokio, 6 Janar NOA - Në tregun e peshkut në Tokio është shitur një mostër gjigant toni. Kafsha përbën një rast të rrallë, pasi peshon 342 kilogramë.
  • Akuza e mediave: Shërbimi Sinoptik fshehu parashikimin për motin e keq "Problemi qëndron në atë se ne nuk dimë nëse mund t'i besojmë shërbimit meteorologjik", shtron pyetjen "Daily Telegraph" Londër, 6 Janar 2011 - Shërbimi britanik i Sinoptikës e dinte shume me pare motin e keq qe po i afrohej ishullit dhe deboren e te ftohtit qe paralizuan vendin, dhe nuk njoftuan
  • MPJ i Sllovakisë: BE, jo e plotë pa integrimin e Ballkanit Sllovaki, 6 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Evropa nuk është e lirë dhe e plotë nëse në të mungon ende Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e cila së bashku me disa shtete të tjera prej vitesh aspirojnë ende pa datë hyrjeje, integrimin në BE.
  • Alarm, kontraceptivi nuk po funksionon Britani e Madhe, 6 Janar NOA - Priten telashe të shumta për shëndetin publik në Britani dhe kjo për shkak të një sistemi inovativ të kontracepsionit.
  • Urgjent – Plagoset nipi i Adil Çarçanit në ish-Bllok Tiranë, 5 Janar 2011 NOA – Nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut. Për ironi, autorë të dyshuar të plagosjes janë Shkëlzen Hoxha, djali i ish-diktatorit komunist dhe Besnik Dabulla, djali i deputetes socialiste, Arta Dade.
  • Vendimi: Të ulet sasitë e alkoolit në pub-e Britani e Madhe, 5 Janar NOA - Kanë një histori 300 vjeçare në pub-et britanike, por tashmë qeveria e David Cameronka ka vendosur të zvogëlojë madhësinë e krikllave dhe gotave në vendet, në të cilat shërbehet birrë dhe verë.
  • Votat e rinumëruara nuk shpallen para zgjedhjeve të pjesshme Prishtinë, 5 Janar 2011 - Rinumërimi i votave ka përfunduar në 760 vendvotime në Kosovë, por ende nuk janë dhënë hollësi rreth rezultateve të këtij procesi i cili pasoi ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010.
  • Prova të reja për tritolin e qëllimshëm te shtylla elektrike Mirditë, 5 Janar 2011 NOA – Dalin prova të reja për tritolin e qëllimshëm te shtylla elektrike që la pa drita në prag të Vitit të Ri një pjesë të mirë të vendit.
  • “Taksisti”, tjetër arrestim për helmimin me “Coca Cola” Lezhë, 5 Janar 2011 NOA - Në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti”, ka vazhduar edhe sot puna për të bërë të mundur dokumentimin ligjor dhe goditjen e këtij aktiviteti kriminal.
  • Krasniqi: Beogradi t'i kërkojë falje Kosovës Një prej kandidateve për deputetë në kuvendin e ardhshëm të Kosovës është edhe Florin Krasniqi, një biznesmen nga Nju Jorku, i cili kandidoi në zgjedhjet e 12 dhjetorit për Lëvizjen “Vetvendosja”.
  • Parashikimi i motit për nesër nga NOA-MeteoAlb Tiranë, 5 Janar 2011 NOA - Moti i qendrueshem do te shoqeroje te gjithe territorin shqiptar pasi qe ne oret e para te mengjesit kthjellimet do te dominojne ne te gjithe vendin.
  • Vetëvritet djali i vogël i shahut të Iranit E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Djali i vogël i shahut të Iranit Ali Reza Pahlavi, bëri vetëvrasje të martën në shtëpinë e tij në qytetin verilindor amerikan të Bostonit.
  • Lukshic: Do përmbush detyrimet e KE-së E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Kryeministri malazez, Igor Lukshic i sapoardhur në detyrë ka deklaruar se prioritet i qeverisë së tij do të jetë përmbushja e detyrimeve të parashtruara nga Komisioni Evropian.
  • Zgjedhjet me probleme, 133 ankesa dorëzohen në Prokurorinë e Kosovës Prishtinë, 5 janar 2011, NOA- Kanë qenë 133 ankesat e marra nga Prokuroria e Kosovës lidhur me parregullsitë në zgjedhje. Këto ankesa janë dorëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave subjektet politike janë ankuar lidhur me parregullsitë, që e kanë shënuar procesin
  • Ristani: Fletëvotimet po i djegim, jemi të vonuar Tiranë, 5 Janar 2011 - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani thotë se fletët e votimit të zgjedhjeve të përgjithshme do të asgjësohen duke filluar nga 10 janari.
  • Zbulohen surprizat dhe detajet e martesës mbretërore në Britani Londër, 5 janar 2011, NOA- Zbulohen detajet e martesës mbretërore në Britani midis Princit William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton. Martesa e planifikuar të zhvillohet në 29 prill, sipas shtypit britanik mësohet se do të nisë në orën 11.
  • Presidenti i Bayern Munich, akuzon FIFA-n për korrupsion E mërkurë, 4 janar 2011, NOA- Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, nuk ka kursyer mllefin ndaj FIFA-s, pasi sipas tij Federata Ndërkombëtare e Futbollit është e përfshirë në korrupsion.
  • KQZ kthen listat e vëzhguesve, precedentë në zgjedhjet e dhjetorit Prishtinë, 5 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka rikthyer emrat e vëzhguesve të zgjedhjeve të 9 janarit, për rishikim të tyre.
  • Pas Wikileaks, SHBA rrit masat për ruajtjen e sekreteve Uashington, 5 janar 2011, NOA- Pas shpërthimit të sekreteve të administratës amerikane nga Wikileaks, tashmë SHBA merr masa. Lëvizja vjen pasi faqja e Wikileaks, e drejtuar nga Julian Assange publikon prej javësh sekrete që ambasadat amerikane në të gjithë botën i dërgonin Uashingtonit.
  • Akuzë për vrasjen e biznesmenit, e qëlloi pranë shkollës Atlanta, 6 Janar NOA - Një i dyshuar është akuzuar për vrasjen e një biznesmeni, shumë pranë një shkolle fillore në Atlanta. Gjithçka ka ndodhur disa minuar më vonë pasi viktima kishte shoqëruar djalin e tij 2-vjeçar.
  • OKB vë alarmin, ushqimet çmime rekord E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e produkteve ushqimore. Çmimet e ushqimeve arritën maja të reja në muajin dhjetor, sipas Organizatës për Ushqimin dhe Agrikulturën(FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
  • Rusi, shpëtojnë dy nga pesë anijet e bllokuara në akull E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Ditën e sotme në Rusi janë liruar dy nga pesë anijet ruse të bllokuara nga akulli i trashë në bregdetin lindor të këtij vendi.
  • Jeremiç: Prioriteti ynë, të mos rritet numri i vendeve që njohin Kosovën Beograd, 5 janar 2011, NOA-Ministri i Jashtëm Serb, Vuk Jeremiç thekson se politika e Beogradit do të vazhdojë me prioritetin e vetëm që të mos rritet numri i vendeve që kanë njohur Kosovën si shtet.
  • Gafurr Adili: Ja dosja e kreut të BDI, Ali Ahmeti Tiranë, 5 Janar 2010 NOA/Ervin Tirana - Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK), Gafurr Adili, ka publikuar në Tiranë, përmes një konference për shtyp, një dokument që ai thotë se është pjesë e dosjes origjinale e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e akuzon për bashkëpunim
  • Vetëflijohet 23 vjeçarja nga Mallakastra, enigmë shkaku E mërkurë, 5 janar 2011, NOA-Një vajzë e re nga rrethi i Mallakastrës i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Viktima e moshës 23 vjeç, pasi u gjend nga të afërmit e saj është dërguar menjëherë në spitali për ti dhënë ndihmën e parë por për të ka qenë tepër vonë.
  • Policia e Lezhës arreston 23 vjeçrin për vjedhje E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Pasditen e ditës së sotme është arrestuar Florin Gjini, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orosh të rrethit Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
  • Dërgohen email pirate nga adresa e Presidentit Obama SHBA, 6 Janar NOA - Ngjasonte shume më një e-mail “të pafajshëm” Krishtlindjesh të dërguar nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë pas festave u arrit të zbulohej se diçka e tillë ishte vetëm një dinakëri e cybercrime (piraterisë kompjuterike).
  • Tenton të shmangë përplasjen, plagos kalimtaren Gjirokastër, 5 janar 2011, NOA- Rreth dy orë më parë një aksident ka goditur qytetin e Gjirokastrës, duke lënë të plagosur një 37 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Qafa e Pazarit -Dunavat para hyrjes për në kalanë e qytetit Gjirokastër, një automjetit tip Furgon ka aksidentuar një shtetase
  • Zëdhënësi i presidentit Obama, Robert Gibbs që nga shkurti largohet nga detyra Uashington, 5 janar 2011, NOA- Zëdhënësi i presidentit amerikan Barack Obama, deklaroi ditën e sotme se do të tërhiqet nga ky post. Duke vijuar më tej ai theksoi, se kjo nuk do të thotë se do largohet nga puna me kreun e SHBA-ve, por Robert Gibbs tha se do të punoj në fushatën për rizgjedhjen
  • Cërvenkovski- Gruevskit: Merr shembull nga Shqipëria Shkup, 5 Janar 2011 NOA/INA - Shqipëria në dy vitet e fundit prej kur u bë anëtare e NATO u bë edhe vend i sigurt për investime”. Pohimi është bërë nga lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.
  • Mblidhet KNE në Shkodër, Meta: Situata është përmirësuar Shkodër, 5 janar 2011, NOA - Komiteti Ndërministror i Emergjencave, është mbledhur rreth 1 orë më parë në qytetin e Shkodrës, për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve.
  • Gjendet “Gazi 69” i Gramoz Ruçit Tiranë, 5 janar 2011 - Në një servis në rrugën “Vaso Pasha”, vetëm pak metra larg qendrës së Tiranës, po merr jetë një pjesë e errët e historisë sonë.
  • KiE tjetër goditje Kosovës, akuza për vrasjen e dëshmitarëve të luftës Prishtinë, 4 janar 2011, NOA- Pas raportit plot akuza të raportuesit të KiE Dick Marti, një tjetër akuzë vjen nga një tjetër anëtar i këtij komisioni.
  • “Vatrat e Zjarrit” marrin përsipër sulmin në Gjykatën e Athinës Athinë, 5 janar 2011, NOA - Organizata “Komploti i Vatrave të Zjarrit” ka marrë sot përsipër sulmin me bomba të ndodhur pak ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.
  • Rinis fushata zgjedhore në Kosovë për votimet e 9 janarit Prishtinë, 5 janar 2011, NOA – Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit në Kosovë, ku fitoi PDK e Hashim Thaçit, por jo me shumicë votash, Kosova ka rihyrë në fushatë elektorale për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 9 janar në disa prej zonave ku pati parregullsi.
  • Plumba në mes të Korçës, vritet në oborrin e shtëpis[ Korçë, 5 janar 2011, NOA Update – Vritet një person në qendër të Korçës. Në shënjestër të krimit këtë herë ishte një 37-vjeçar, i cili mbeti i pajetë në oborrin e shtëpisë, në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në lagjen nr 13 ne qytetin e Korçës.
  • Beteja e Bulqizës, prangoset Ilia Durriqi Bulqizë, 5 janar 2011, NOA – Pas përleshjes me armë zjarri mes dy bandave rivale për kromin në mes të Bulqizës ku mbeti i vdekur mes plumbave një kalimtar i rastit, 48 vjeçari Femi Kurcami dhe u plagosën dy persona të tjerë, uniformat blu kanë vënë në pranga në orët e vona të pasdites 38 vjeçarin
  • OST: 6 qytete pa dritë, po riparohet shtylla e hedhur në erë Tiranë, 5 janar 2011, NOA – OST njofton se për shkak të punimeve për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë 220 Kilovolt në Fushë-Krujë, e cila u hodh në erë me lëndë plasëse dinamit, një ditë para ndërrimit të viteve, më datë 30 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.
  • Meta: Lënia e imunitetit, kërkesë e KE Tiranë, 5 janar 2011 – Pas dosjesh të tëra akuzash për korrupsion ku si opozita dhe mazhoranca akuzojnë njëra-tjetrën, zëvendëskryeministri Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje idesë së hedhur për lënien e imunitetit për të mos penguar hetimet e prokurorisë.
  • OST: Në 6-7 janar do ndërpritet energjia në disa rrethe Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Hedhja në erë në mënyrë të qëllimshme para ndërrimit të viteve e shtyllës së tensionit të lartë 220 kë në fshatin Budullë të Fushë-Krujës, që la në terr mijëra qytetarë të Shqipërisë së Mesme gjatë Vitit të Ri ka bërë që OST të ndërpresë furnizimin me energji elektrike
  • Pritjes së shqiptarëve për 3G po i vjen fundi... Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Ndërkohë që dita e navigimit të shpejtë në internet, në teknologjinë 3G po afron tashmë është rritur ndjeshëm edhe interesi i klientëve aktualë dhe të rinj të kompanisë Vodafone për të mësuar mbi kushtet dhe çmimet e këtij shërbimi.
  • Topalli: Pse Kuvendi po kthehet në E-Parlament Tiranë, 5 janar 2011, NOA – “Nëse 2010-a ishte viti i vizave, viti i ngjarjes më të bukur në jetën e çdo shqiptari, viti 2011 do të jetë viti i sfidave të tjera të mëdha, i transformimit të punës së Parlamentit, i cili shtyllë kryesore të punës këtë vit do të ketë ekonominë dhe integrimin”.
  • Ambasadori i OSBE: Kompromis dhe mirëkuptim për zgjedhjet lokale Tiranë, 5 janar 2011, NOA Update – Gjatë inaugurimit të një ambienti të ri për Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wallfarth në daljen e tij të parë publike për këtë fillimvit i ka bërë thirrje opozitës dhe mazhorancës të gjejnë kompromis dhe të arrijnë më në
  • Rama: Me projektet e rrugëve për këtë vit do të rritim cilësinë e jetës në kryeqytet Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Pas festave të fundvitit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar sot punimet për riasfaltimin e dhe sistemimin sipas standardeve bashkëkohore të rrugës së Kavajës dhe pikërisht segmentit nga qendra e kryeqytetit deri tek kryqëzimi i rrugës 21 Dhjetori, një
  • Serbia kërkon regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë Beograd, 5 janar, NOA - Serbia planifikon që në regjistrimin e popullsisë së saj ta përfshijë edhe Kosovën, ndonëse ende nuk ka përcaktuar planin se në ç'mënyrë do të zbatojë regjistrimin edhe në Kosovë.
  • Tahiri: Zgjedhjet nuk janë çështje e kaluar Tiranë, 5 janar, NOA - Partia Socialiste rikonfirmoi sot se çështja e hetimit të zgjedhjeve të vitit 2009 nuk është çështje e kaluar. Në një konferencë dhënë për mediat deputeti i PS-së, Saimir Tahiri tha sot se e vërteta e zgjedhjeve do të dal, pavarësisht përpjekjeve të Berishës për ta penguar.
  • Arrestohet 61 vjeçari, mbante arsenal armësh Shkodër, 5 janar, NOA - Një 61-vjeçar është arrestuar sot në fshatin Krumadh, të komunës Shllak në Shkodër për armëmbajtje pa leje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për Ndoc Lisi, i cili është prangosur sot nga forcat e policisë rreth orës 13:00.
  • Shpërthimi në Vushtrri, dëmtohen 7 automjete Vushtrri, 5 janar, NOA - Shpërthim i ndodhur mbrëmë në Vushtrri është shkaktuar nga një granatë dore.Policia e Kosovës njofton se lloji i mjetit shpërthyes ishte granate e llojit M 75, e cila duhet të ketë shpërthyer në ajër, pasi në dysheme nuk është gjetur asnjë krater.
  • Fshehu plagosjen, arrestohet për trafik droge Shkodër, 5 janar, NOA - Një 36-vjeçar nga Shkodra është plagosur më armë zjarri në këmbë nga një tjetër person dhe nuk ka pranuar të denoncojë krimin.
  • Ankandi rekord, 300 mijë euro për një peshk Tokio (Japoni), 5 janar, NOA – Edhe në kohë krize ekonomike peshku ton arrin të ketë sukses. Një ekzemplar prej 342 kilogramësh është shitur në një ankand në Tokio me një vlerë marramendëse prej 300 mijë eurosh.
  • Tadiç: Kosova, çështje e brendshme e Serbisë Beograd, 5 janar, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi sot se qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2011, është Bashkimi Evropian dhe arritja e statusit të kandidatit për anëtarësim.
  • Boshkovski: Gruevski do të më likuidojë Shkup, 5 janar, NOA - Kryetari i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski deklaroi se pushteti përgatit skenarë për likuidimin e tij. Në një konferencë me gazetarë ai theksoi se pushteti aktual i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski po përgatit tre skenarë për diskreditimin e tij
  • Zjarr në afërsi të ambasadës greke Tiranë, 5 janar, NOA – Një banesë është përfshirë nga flakët në afërsi të ambasadave në zonën e Rrugës së Kavajës. Gazetari i Agjencisë NOA raporton se ndërtesa ndodhet pas ambasadës greke.
  • Sejdiu: Jam i zhgënjyer nga Mustafa Prishtinë, 5 janar, NOA - Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu ka folur për herë të parë rreth procesit zgjedhor në LDK. Ai ka thënë se ka qenë “i habitur” që këshilltari i tij, Isa Mustafa, pak ditë para kuvendit zgjedhor ka marrë vendim qe të kandidojë për kryetar të LDK-së
  • Uollfarth: Palët të gjejnë kompromis Tiranë, 5 janar, NOA - Faktori ndërkombëtare ende shpreson për një zgjidhje të krizës politike dhe nxit faktorët në vend që të bashkëpunojnë. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfath deklaroi sot se ka shenja pozitive për zgjidhjen e situatës politike në vend.
  • Kakavijë, 5606 persona në 24 orë Kakavijë, 5 janar, NOA – Përfundimi i festave të fund vitit ka sjellë dhe largimin e emigrantëve drejt Greqisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet se në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër, janë larguar drejt shtetit helen 5606 persona.
  • Estonia hyn në zonën euro me një pjesë të Rusisë Moskë, 5 janar, NOA - Hyrja e Estonisë në zonën e euros më 1 janar solli jo pak probleme me fqinjët e saj. Harta e vendit që është pasqyruar në monedhat euro nuk përkon aspak me konturet bashkëkohore të tij.
  • Përfundon autostrada Morinë-Milot, vetëm 2 orë deri në Tiranë Kukës, 5 janar, NOA - Përfundimi i punimeve në një segment prej 5 km në hyrje të qytetit të Kukësit, e ka bërë plotësisht funksionale autostradën nga Morini deri në pikën lidhëse në Milot me autostradën tjetër Tiranë –Shkodër.
  • Përplasje bandash në Bulqizë, një i vrarë dhe dy të plagosur Bulqizë, 5 janar, NOA, UPDATE - Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në një atentat në Bulqizë. Burime nga Policia e Bulqizë konfirmuan për Agjencinë e lajmeve NOA se të tre viktimat janë gjetur rastësisht në qendër të zjarrit të dy grupeve rivale, gjatë përplasjes në qendër të
  • Shpërthim në Vushtrri Vushtrri, 5 janar, NOA - Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00, në sallonin e automjeteve “Morina” në Vushtrri. Mediat kosovare raportojnë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
  • Jeremiç: Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj Kosovës Beograd, 5 janar, NOA - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka thënë se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.
  • Urgjent/ Vrasje me armë në mes të Bulqizës Bulqizë, 5 janar, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin e qytetit të Bulqizës, ndërsa një vrasje me armë ka ndodhur vetëm para pak minutash në sheshin kryesor të tij.
  • Ndalohet hajduti i një shtëpie, qe dënuar 2 herë për vjedhje Laç, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë ndaluar 35-vjeçarin Alfred Krosi, lindur e banues në Laç, i dënuar dy herë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
  • Frrok Çupi: Shtypi i pavarur, ka qenë një legjendë Tiranë, 5 janar, NOA - Kryeredaktori i parë i gazetës "Rilindja Demokratike", Frrok Çupi, rrëfen emocionet, entuziazmin, por dhe kërcënimet e regjimit pas daljes së numrit të parë.
  • Operacioni “Parkimi”, arrestohen dy trafikantë droge Tiranë, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar dy të rinj për “Prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike”. Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Julian Shkalla, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve
  • Facebook, kushton plot 50 miliardë dollarë Nju Jork, 5 janar, NOA – Ai njihet si rrjeti shoqëror më i madh dhe më i suksesshëm i netuorkut dhe këtë tashmë e tregon edhe shifra e lartë e vlerës që ka arritur të kapë.
  • Kathimerini: Takimi për emrin më 27 janar në Nju Jork Athinë, 5 janar, NOA - Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se një takim për kontestin e emrit më 27 janar të këtij viti në Nju Jork do të jetë joformal, për të parë pozicionet e të dyja palëve.
  • I rrihnin burrat, dy gra mbrohen nga policia Durrës, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të Mbrojtjes për dy femra, përkatësisht të moshave 33 dhe 35 vjeçe.
  • Vrasja e guvernatorit të Punjabit, Pakistani 3 ditë në zi Islamabad, 5 janar, NOA – Pakistani nis sot tre ditët e tij zyrtare të zisë kombëtare, pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punjab. Salman Taseer, është vrarë në një incident të armatosur në kryeqytetin, Islamabad dhe policia thotë se ai u qëllua për vdekje nga një prej rojeve të tij kur
  • Parashikimi i frikshëm: Fundi i botës jo në 2012, por në 2011 ... Londër, 5 janar, NOA – Bota nuk do të përmbyset në vitin 2012 siç ishim mësuar të dëgjonim deri tani nga parashikimet e fiseve Maja, por gjatë vitit 2011 në të cilin sapo hymë prej 5 ditësh.
  • Lind binjakë, por me një vit diferencë mes tyre Nju Jork, 5 janar, NOA – Janë binjakë me njëri-tjetrin, por i ndan në mes një vit i tërë. Mos u çudisni, bëhet fjalë për dy binjakë të cilët kanë lindur natën e ndërrimit të viteve 2010 dhe 2011.
  • Pasqyra e Shtypit, 5 Janar 2011 Tiranë, 5 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me detaje nga vdekja e trishtë e dy fëmijëve dje në Vlorë nga zjarri ndërsa flinin dhe prindërit e tyre ishin duke punuar gjatë natës.
  • Raporti i Martit, organizatat e UÇK peticion Prishtinë, 5 janar, NOA – Raportit të komisionerit të KE-së, Dik Marti, i cili akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh, do t’i mbërrijë një peticion në zyrat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ana e organizatave të dala nga lufta çlirimtare për Kosovën.
  • Ashpërsohet lufta për pushtet në Bregun e Fildishtë Breg i Fildishtë, 5 janar, NOA – Bregu i Fildishtë gjendet mes dilemës për qeverisjen me ndarjen e pushteteve mes dy pretenduesve për president të tij.
  • Jolie dhe Pitt i dhurojnë 2 milionë dollarë një qendre kafshësh Namibi, 5 Janar NOA - Çift bujare dhe me përkujdesje të madhe për kafshët. Bëhet fjalë për Brad Pitt dhe Angleina Jolie, ku të dy kanë dhuruar 2 milionë dollarë në drejtim të një qendre kafshët në Namibi, vend në të cilin kanë kaluar ditët e Krishtlindjeve.
  • Samsung GT-S8530 Wave debuton në tregun evropian SHBA, 5 Janar NOA - Samsung GT-S8530 Wave II me sistem operativ Bada do të debutojë më në fund në tregun evropian gjatë ditëve në vazhdim. Për sa i përket të dhënave të Samasung Wave II, ato janë shumë të larta dhe und të themi se bëhet fjalë për telefonin më të fuqishëm krahasuar me të gjithë ata
  • Bale mes Juves dhe Realit Torino, 5 Janar NOA - Juventus, nëse dëshiron vërtet të ketë në radhët e ekipit të saj Bale, atëherë duhet të nxitojë. Kjo është një këshillë e dhënë nga agjenti i FIFA-s Peppino Tirri.
  • Dzeko një lojtar i City Angli, 5 Janar NOA - “I uroj atij realizimin e ëndrrave që ka”, - këto janë fjalët e Steve Mclaren, i cili ka konfirmuar kalimin e pashmangshëm të Dzekos tek skuadra e Machester City për 30 milionë euro.