English

Jolie dhe Pitt i dhurojnë 2 milionë dollarë një qendre kafshësh

Namibi, 5 Janar NOA - Çift bujare dhe me përkujdesje të madhe për kafshët. Bëhet fjalë për Brad Pitt dhe Angleina Jolie, ku të dy kanë dhuruar 2 milionë dollarë në drejtim të një qendre kafshët në Namibi, vend në të cilin kanë kaluar ditët e Krishtlindjeve.

Donacioni për Lodge Naankuse dhe Wildlife Sanctuary, që kujdeset për kafshët e sëmurë si majmunë dhe luanë, u bë përmes fondacionit Jolie-Pitt, në nder të vajzës Shiloh, e cila ka lindur në maj të 2006 pikërisht në Namibi.

“Vazhdoj të mbetem e impresionuar nga puna e palodhshme dhe përkushtimi për popullin dhe ruajtjen e tokës dhe kafshëve të egra në Namibi”, - tha Jolie, duke iu referuar pronarëve të qendrës, Rudie dhe Marlice Van Vuuren, miq të vjetër të çiftit.

r.b/NOA

KOMENTE