English

Kakavijë, 5606 persona në 24 orë

Kakavijë, 5 janar, NOA – Përfundimi i festave të fund vitit ka sjellë dhe largimin e emigrantëve drejt Greqisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet se në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër, janë larguar drejt shtetit helen 5606 persona.

Ndërkohë që po në këtë pikë mësohet se kanë kaluar dhe 1284 automjete.

Sipas policisë kufitare vazhdojnë dhe hyrjet nga Greqia në Shqipëri. Në të njëjtën ditë raportohet se kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë doganore 2590 persona dhe 890 mjete.

Ndërkohë që rreth gjysma e personave të larguar drejt Greqisë kanë qenë me pasaporta biometrike. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare nga 5606 personat e larguar

2050 kanë qenë me pasaporta biometrike.

a.k/NOA

KOMENTE