English

Kathimerini: Takimi për emrin më 27 janar në Nju Jork

Athinë, 5 janar, NOA - Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se një takim për kontestin e emrit më 27 janar të këtij viti në Nju Jork do të jetë joformal, për të parë pozicionet e të dyja palëve.

Pala greke e përfaqësuar nga negociatori Adamantios Vasilakis dhe ajo e Shkupit e përfaqësuar nga ambasadori Zoran Jolevski do të ulen sërish me ndërmjetësimin e ambasadorit të OKB-së, Metju Nimic, për të vlerësuar procesin e negociatave dhe qëndrimet e palëve, të cilat gjatë kohë kishin pezulluar negociatat.

“Ky takim joformal bëhet edhe për të rikujtuar se procesi që udhëhiqet nën ombrellën e OKB-së akoma është gjallë”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Sipas gazetës, dyja palët nuk kanë ndryshuar asgjë dhe se ato nuk do të ndryshojnë tani për tani pozicionet që do të mund të çonin në një zhvillim pozitiv rreth këtij kontesti.

“Pala maqedonase sipas vlerësimeve të diplomatëve grek këtij takimi dëshiron ti jap një ngjyrim se gjoja po bëhen aktivitete intensive për zgjidhjen e emrit, andaj Athina zyrtare vlerëson se këto qëndrime janë dëshmi se Shkupi nuk është i përgatitur për negociata esenciale, por këto takime po tenton ti shfrytëzojë si propagandë para opinionit vendor dhe para bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Republika e Maqedonisë Veriore ka qenë propozimi i fundit i publikuar nga ndërmjetësi i OKB-së, mirëpo që ishte refuzuar kryesisht nga pala e Shkupit.

NOA-INA

KOMENTE