Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB vë alarmin, ushqimet çmime rekord
English

OKB vë alarmin, ushqimet çmime rekord

E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e produkteve ushqimore.

Çmimet e ushqimeve arritën maja të reja në muajin dhjetor, sipas Organizatës për Ushqimin dhe Agrikulturën(FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Indeksi i çmimeve, i cili mat lëvizjen mujore të çmimeve për një shport ushqimore që përmban mish, qumësht, drithëra dhe vaj, arriti në një mesatare prej 214,7 pikësh muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve ka arritur mbi rekordin e mëparshëm të vitit 2008, çmime të cilat shkaktuan trazira në shumë vende.
Sheqeri, drithërat dhe çmimi i vajit kanë nxitur rritjen, thekson raporti, çka sipas këtij raporti është një kambanë alarmi.

a.y/NOA

KOMENTE