English

Policia e Lezhës arreston 23 vjeçrin për vjedhje

E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Pasditen e ditës së sotme është arrestuar Florin Gjini, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orosh të rrethit Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë autorë të vjedhjes dhe dëmtimit të shtatë kampatave të telit të bakrit të linjës së tensionit të lartë të fshatit Malaj, ngjarje e ndodhur me datë 29 dhjetor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip “Lançia” me targa të huaja BJ 599 EF, me posedues te riun Florian Gjini, një palë pinca të veshura me tuba gome, një palë atlete si dhe një palë kominoshe të cilat u gjetën në këtë automjet, ku mendohet se janë përdorur në kryerjen e vjedhjes.

Ndërkohë operacioni “Taksisti”, vazhdon të korrë sukses, duke bërë bum arrestimesh në qytetin e Lezhës, i thane agjencise NOA, burime zyrtare policore.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë, ku ndaj M.Qaushi, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zarisht të rrethit Kukës, i është vjedhur një telefon të markës “Sony Erikson” si dhe 14 000 lekë të reja.

a.y/NOA

KOMENTE