Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votat e rinumëruara nuk shpallen para zgjedhjeve të pjesshme
English

Votat e rinumëruara nuk shpallen para zgjedhjeve të pjesshme

Prishtinë, 5 Janar 2011 - Rinumërimi i votave ka përfunduar në 760 vendvotime në Kosovë, por ende nuk janë dhënë hollësi rreth rezultateve të këtij procesi i cili pasoi ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thanë se rezultatet e rinumërimit do të publikohen pas votimeve të 9 janarit.

Ata nuk kanë përjashtuar mundësinë anulimit të zgjedhjeve në disa vendvotime ku janë regjistruar më shumë parregullsi.

Problemet e shfaqura më 12 dhjetor u pasuan nga vendimi për përsëritjen e plotë të zgjedhjeve në Deçan, Drenas, Skënderaj dhe rivotim të pjesshëm në Malishevë e Lipjan. Në përpjekje për të shmangur parregullsitë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërruar të gjithë komisionarët në komunat ku do të ketë rivotim.

Ndërkaq, prokuroria e shtetit bëri të ditur sot se është duke shqyrtuar 133 raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e votës gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Në një njoftim të prokurorisë thuhet se këto raste do të shqyrtohen me përparësi.

Votimet e së dielës ndërkaq pritet të jenë nën një vëzhgim më të fuqishëm. Deri tash janë akredituar 90 ekipe të vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë, raporton radio Zëri i Amerikës.

As rinumërimi dhe as rivotimi nuk pritet të ushtrojnë ndikim të madh në rezultatin e deritashme të zgjedhjeve, të cilat, sipas të dhënave paraprake i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re. Por, rinumërimi dhe rivotimi mund të ndikojnë në radhitjen e deputetëve të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.

Partia Demokratike ka filluar tashmë përpjekjet për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës dhe kryetari i saj Hashim Thaçi është zotuar se kjo do të ndodhë në javën e parë pas zgjedhjeve të së dielës.

Zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit ishin të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe të parat që në tërësi janë organizuar nga institucionet e shtetit të ri.

Si të tilla ato u panë si një sprovë e rëndësishme për maturinë politike dhe demokratike të shtetit të ri, posaçërisht për faktin se ato u organizuan në një kohë të shkurtër dhe ishin të parat të jashtëzakonshme ne vend.

KOMENTE