Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohen surprizat dhe detajet e martesës mbretërore në Britani
English

Zbulohen surprizat dhe detajet e martesës mbretërore në Britani

Londër, 5 janar 2011, NOA- Zbulohen detajet e martesës mbretërore në Britani midis Princit William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton.

Martesa e planifikuar të zhvillohet në 29 prill, sipas shtypit britanik mësohet se do të nisë në orën 11.00, në katedralen e Uestminsternit.

Kryepeshkopi i Uestminsterit, arqipeshkvi i Kentërbërit dhe kryefamulltari i Londrës do të jenë ata që do të mbajnë meshën e martesës mbretërore.

Pas vënies së kurorës, çifti do të shkojë në pallatin mbretëror, ku Mbretëresha e Anglisë do t’i japë bekimin Mbretit të ardhshëm përpara qindra të ftuarve.

Princi Charles i cili është edhe babai i dhëndrit do të organizojë më pas një mbrëmje private, e ndjekur nga një ballo, ku do të jenë të pranishëm vetëm miqtë e afërt dhe familjarët.

Ndërsa për kureshtarët për të parë martesën mbretërore, do të kenë mundësi për ta bërë këtë ndërsa karroca e tyre do të udhëtojë në disa prej rrugëve dhe vendeve më të populluara të Londrës.

a.y/NOA

KOMENTE