Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Alpet e Nikçit”, 32-vjeçari tetë orë “luftë” me forcat RENEA
English

“Alpet e Nikçit”, 32-vjeçari tetë orë “luftë” me forcat RENEA

Shkodër, 6 janar, NOA - Forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë së Shkodrës u janë dashur të paktën tetë orë për të arrestuar një 32-vjeçar që kërkohej për mbjellje të lëndës narkotike dhe kërcënim.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se forca të shumta policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Behar Delajt, banues në fshatin Nikç, të komunës Kelmend, në Malësi të Madhe.

Arrestimi i tij u bë për arsye pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar atë me burg me dy vendime. Më datën 25 nëntor 2009 ai është dënuar, pasi nga kontrolli i policisë, në stanet e fshatit Nikç, janë evidentuar dhe më pas asgjesuar me anë të djegies 192 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Po ashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 3 kg e 400 gram, bimë narkotike të këtij lloji, të cilat ishin mbjellë dhe mbaheshin nga Delaj.

Vendimi tjetër i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në tetor të vitit 2010, ka qenë “Arrest me Burg”, për veprën penale të “Kanosje për shkak të detyrës”.

Nisur nga precedentët penal të autorit dhe rrezikshmëria e tij, forcat e policisë kanë zhvilluar dje dhe mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Alpet e Nikçit”, duke bërë kështu të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë e tij.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se kapja e Behar Isuf Delaj, u bë e mundur, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesën e tij, në fshatin Nikç. Ai ka arritur ti rezistojë rrethimit prej tetë orësh të forcave RENEA dhe nuk i është bindur urdhrit për dorëzim.

Me ndërhyrjen e policisë ai u neutralizua. Policia deklaron se gjatë kontrollit në banesë u bë e mundur dhe sekuestrimi i një arme zjarri tip automatik, sëbashku me një sasi fishekësh, të cilat i mbante pa leje.

a.k/NOA

KOMENTE