Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jep dorëheqjen Presidenti i Tunizisë
English

Jep dorëheqjen Presidenti i Tunizisë

Tunis, 14 janar 2011 - Kryeministri i Tunizisë, Mohamed Ghanouçi, tha se ka marrë drejtimin e shtetit pas largimit të presidentit nga vendi. Ben Ali u largua pas protestave masive që rezultuan me përleshje ndërjmet demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Protestat ishin nxitur nga papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në trazirat. Shpërndahet qeveria në Tunizi - zgjedhje të parakohshme Pas katër javë protestash në Tunizi, presidenti autokrat Zine el Abidine Ben Ali ka shpërndarë qeverinë dhe ka shpallur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme brenda gjashtë muajsh. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror tunizian. Kryeministri Mohamed Ghannouchi është ngarkuar me krijimin e qeverisë së përkohshme nga Ben Ali. Të premten mijëra vetë në kryeqytetin Tunis kërkuan dorëheqjen e presidentit të vendit Zine el Abidine Ben Ali. Mbi 5000 vetë protestuan para Ministrisë së Brendshme. Policia, sipas njoftimeve të agjencive të lajmeve, fillimisht u tregua e përmbajtur, më pas ka përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve. Njoftime të agjencive të lajmeve bëjnë të ditur se të premten në mbrëmje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Po sot, presidenti Zine El Abidine Ben Ali kishte pranuar perceptimin e gabuar të problemeve sociale si edhe kishte njoftuar uljen e çmimeve për produktet bazë ushqimore si dhe shfuqizimin e censurës së internetit. Përveç kësaj kryetari autokrat i shtetit, që udhëheq prej 23 vjetësh, sinjalizoi të enjten, se nuk do të kandidonte më pas përfundimit të mandatit në vitin 2014. Duke u gdhirë e premtja 13 vetë humbën jetën në protesta, duke e rritur numrin e viktimave në 79 vetë, njoftojnë aktivistë për të drejtat e njeriut. Ndërkohë sipas organizatave për të drejtat e njeriut, një komision ndërkombëtar nën drejtimin e OKB-së duhet të hetojë shtypjen e përgjakshme të protestave në Tunizi.

KOMENTE