Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 14 Janar 2011

  • Parashikimi i motit për nesër Tiranë, 14 Janar 2011 NOA - Moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do te mbeten prezent serish ne territorin shqiptar gjate kësaj fundjave që nis nesër.
  • BDI vë kushte për Qeverinë, kërkon dy ministri Shkup, 14 janar 2011, NOA- BDI kërkon dy ministri në qeverinë e re të Maqedonisë. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve, janë dy postet që synohen nga kjo parti, në qeverinë që pritet të krijohet.
  • Nuk paguajnë këstet e kredive, iu konfiskohen shtëpitë SHBA, 14 janar 2011, NOA- Vetëm gjatë vitit që lamë pas, rreth 2.9 mijë pronarë amerikanë kanë marr vërejtje me shkrim për mospagimin me kohë të kësteve për kredi.
  • Rama-Krasniqi: Zëri i Shqipërisë, zëri i Kosovës në KiE Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama takoi ditën e sotme Presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
  • Datat e Botërorit 2012, nuk ndryshojnë Katar 14 janar 2011, NOA- Ndonëse u përfol se mund të kishte ndryshime, ndeshjet e “Botërorit 2022” që do të zhvillohen në Katar, nuk do të ndryshojnë datën dhe vendet e tyre.
  • Zullumi këputet prej s’trashi Mund të mos ketë demokraci edhe atëherë kur ka zgjedhje demokratike. Fitojnë politikanët e pasur që kontrollojnë mediet. Në zgjedhje s’ka shkelje procedurash e rregullash dhe zgjedhjet formalisht janë demokratike – secili ka të drejtë të votojë lirshëm ndonëse shumica janë të mashtruar.
  • Gaztori i popullit Ç’është ky gaztor që di veç të tallet me popullin e vet? Ky është ai i taksave më të ulëta në botë dhe i ekonomisë më vibrante në glob, që papritur broçkullis për ndjesa të kapitalit ndaj popullit për çmimet, ndërkohë që ky vetë, Saliu, kusari dhe gënjeshtari i ashtuquajtur kryeministër, duhet t’i
  • Berisha pranon emrat e rinj në Qeveri, i çon te Topi Tiranë, 14 Janar 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë para pak çastesh Presidentit të Republikës Bamir Topi, për dekretim dy emërimet e reja në qeveri.
  • Del në treg parfumi “Michael Jackson” SHBA, 14 janar 2011, NOA- Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson, rikthehet mes adhuruesve të tij. Kjo pasi babai i këngëtarit të ndjerë, pritet që të lançojë së shpejti koleksionin e parfumëve dedikuar djalit të tij, mbretit të muzikës pop.
  • Plotësohet lista e deputetëve, Thaçi kryeson Prishtinë, 14 janar 2011, NOA- Përfundon rinumërimi i kutive të votimeve të 9 janarit. Rinumërimi i votave nga rivotimi i pjesshëm ka sqaruar tablonë e deputetëve të rinj të PDK-së për legjislaturën e re.
  • “Marti”, bëhet kërkesë për dorëheqjen e Thaçit Bruksel, 14 janar 2011, NOA- Qendra për Studime të Politikave Evropiane i ka sugjeruar Bashkimit Evropian që të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje.
  • Blero flet pas dasmës së "ëndrrave" Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blerim Muharremi – Blero, ndonëse muaj më herët kishin filluar jetën e përbashkët nën një kulm, ata tregojnë si e përjetuan edhe dasmën "e ëndrrave".
  • Maqedonia, ligj kundër martesës së homoseksualëve Shkup, 14 Janar 2011 - Partia qeverisëse në Maqedoni VMRO-DPMNE po përgatit amendamentet kushtetuese, të cilat do të ndalojnë në mënyrë eksplicite martesat ndërmjet homoseksualëve.
  • Jep dorëheqjen Presidenti i Tunizisë Tunis, 14 janar 2011 - Kryeministri i Tunizisë, Mohamed Ghanouçi, tha se ka marrë drejtimin e shtetit pas largimit të presidentit nga vendi. Ben Ali u largua pas protestave masive që rezultuan me përleshje ndërjmet demonstruesve dhe forcave të sigurisë.
  • Lumturimi i papa Gjon Palit të II më 1 Maj Vatikan, 14 Janar 2011 NOA/DW - Papa Gjon Pali II më 1 Maj do të lumturohet. Siç ka bërë të ditur Vatikani, papa Benedikti i XVI do të bëjë lumturimin e paraardhësit të tij në kuadër të një meshe në sheshin e Pjetrit në Romë.
  • Mero Baze i bashkohet “Mjaft”-it për ikjen e Metës Tiranë, 14 Janar 2011 NOA – Në ditën e dytë të protestës për rrëzimin e Ilir Metës nga posti i Zv.kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, disa qytetarë që kishin dalë të ngrinin zërin kundër korrupsionit të institucionalizuar dhe kapjes së shtetit, u bënë dëshmitarë të një fitoreje të rëndësishme
  • KE: Administrata shqiptare s’ka abuzuar me fondet Bruksel, 14 janar 2011, NOA- Përfaqësuesja e Komisionit Europian, deklaroi se në Shqipëri deri tani nuk ka patur asnjë çështje korrupsioni lidhur me asistencën e para-anëtarësimit, të njohura ndryshe si fondet IPA.
  • Klinton i bën thirrje Kinës: Liro disidentët! Pekin, 14 janar 2011, NOA- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri thirrje të lirohen disidentët në Kinë. Gjatë fjalës sa saj ajo përfshiu edhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo.
  • PS vendos: Tani jo më protesta, por demonstrata Tiranë, 14 Janar 2011 – NOA Pas zhvillimit të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS prej më shumë se 4 orësh u miratua me unanimitet Rezoluta e forumit më të lartë të PSSH.
  • PD: Rama keqpërdor TV, di vetëm të falsifikojë Tiranë,14 janar 2011, NOA- Partia Demokratike denoncon keqshfrytëzimin, poshtërimin që i bëri kryeçimka e PS-së këtij kanali televiziv, por edhe shpifjen e radhës që ai formuloi pasditen e 14 janarit sipas së cilës Z.
  • Topi-Krasniqi: Akuzat e Martyt, dashakeqëse Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Presidenti i Republikës Bamir Topi, është takuar sot me presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
  • Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Tunizi, 14 janar, NOA - Mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të Tunizisë përkundër premtimeve të presidentit për koncesione që t'u jepe fund protestave një mujore.
  • SHBA: Raporti i Martit t'i lihet drejtësisë Beograd, 14 janar, NOA - Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen gjatë takimit me zv. kryeministrin dhe ministrin serb të policisë Ivica Daçiq ka deklaruar se SHBA e kupton “seriozisht” raportin e të dërguarit të posaçëm të Këshillit të Evropës Dik Marti, por konsideron se kjo është
  • PS: Më 21 janar, të gjithë në këmbë kundër qeverisë Tiranë, 14 janar, Update, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka lajmëruar sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare zhvillimin e protestës që nga selia rozë cilësohet si më e madhe që është mbajtur në vend.
  • Rama: Populli do të përballet me Berishën e Metën Tiranë, 14 janar, NOA – Kryetari i PS-së, Edi Rama tha sot se pas skandaleve të fundit të korrupsionit popullit i ka lindur e deja që të kërkojë largimin e kryeministrit dhe gjithë qeverisë.
  • Tronditje brenda LDK Prishtinë, 14 janar, NOA - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të përballet me një krizë të re brenda saj, në rast se do të zbatohen paralajmërimet se disa deputetë të saj mund të japin votat e tyre në Kuvend në favor të krijimit të qeverisë së re nga PDK-ja.
  • Mbledhja e jashtëzakonshme, qëndrimi i plotë i LSI Tiranë, 14 Janar 2011 NOA - Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se u solidarizua plotësisht me qëndrimin qytetar, të përgjegjshëm dhe me standarde të një lideri politik evropian që mbajti kryetari i saj, z, Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet
  • Rama: Meta, manovër e detyruar, Kryeministri të dorëhiqet Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Për të dytën herë gjatë ditës së sotme, kreu i partisë më të madhe opozitare, Edi Rama doli para medieve për të reaguar mbi ngjarjet e fundit politike.
  • PS përshkallëzon protestat, kërkon zgjedhje të parakohshme Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë përfundoi mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të kësaj mbledhje deputeti i kësaj partie Blendi Klosi, deklaroi se Asambleja Kombëtare vendosi të përshkallëzoj më tej protestat.
  • Largimi i Metës, ja emrat e rinj në Qeveri Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Ka mbyllur punimet kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë kësaj mbledhjeje, e cila u mbajt pas dorëheqjes nga posti i Zv.
  • Kapet Sotiri në Greqi vrau të shoqen 12 vjet më parë Athinë, 14 janar 2011, NOA- Policia e Athinës ka arrestuar ditën e sotme, një 43 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
  • Ekstradohet nga Gjermania, Lita vrau më 2001 Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mesditën e sotme është kryer ekstradimi nga Gjermania, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsim Lita, 33 vjeç, lindur në Kukës.
  • Hetimet për korrupsion, në Shqipëri avullojnë Tiranë, 14 Janar 2011 NOA/Reuters - Një valë hetimesh mbi korrupsionin në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, mund të lërë përshtypjen se autoritetet më në fund janë duke u marrë me këtë sëmundje në rajon, por nga përvoja mund të thuhet se shumë raste do të përmbyten në mungesë të dënimeve.
  • Plaçkitjet, bum arrestimesh në Shkodër Shkodër, 14 janar 2011, NOA- Policia e Shkodrës brenda 12 orëve të fundit ka arrestuar 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mbrëmjen e djeshme u arrestuan në flagrancë, Ndoj Pjetri, 19 vjeç, David Gjolaj, 21 vjeç, D.
  • Ali Ahmeti, takim me kreun e NATO-s Tetovë, 14 janar 2011 NOA/MIA - Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti priti sot në zyrat e partisë në takim lamtumirës komandantin dhe përfaqësuesin e lartë ushtarak të NATO-s për Maqedoninë, David Humar, kumtoi shërbimi për informim i partisë.
  • Berisha-Mantica: Bashkë, për “sulm” ekonomik Tiranë, 14 janar, NOA – Shqipëria dhe Italia do të shtojnë bashkëpunimin ekonomik. Për nevojën e marrëveshjeve të reja në këtë fushë kanë rënë dakord sot kryeministri Sali Berisha në një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, senatorin Alfredo Mantica.
  • Makina merr me vete 4 vetë, i plagos Durrës, 14 janar, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një makinë që drejtohej nga një grua ka plagosur rëndë katër persona.
  • Deklarata e plotë e dorëheqjes së Metës Tiranë, 14 janar, NOA – Në zyrën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dha sot dorëheqjen nga funksionet shtetërore si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë.