English

SHBA: Raporti i Martit t'i lihet drejtësisë

Beograd, 14 janar, NOA - Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen gjatë takimit me zv. kryeministrin dhe ministrin serb të policisë Ivica Daçiq ka deklaruar se SHBA e kupton “seriozisht” raportin e të dërguarit të posaçëm të Këshillit të Evropës Dik Marti, por konsideron se kjo është çështje e zbatimit të ligjit dhe e sundimit të drejtësisë, është njoftuar pas takimit. Ministri Daçiç citohet të ketë thënë se është pajtuar se kjo nuk është çështje politike, por çështje e sundimit të drejtësisë dhe ka shtuar se qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë është se çështja e negociatave të ardhshme në relacionin Beograd-Prishtinë duhet të veçohet nga raporti i Martit. Ndërkaq, për televizionin “1 srpska” të Beogradit, zv.ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, ka thënë se “qëndrimi i presidentit të Serbisë Boris Tadiq është real, nëse Thaçi është zgjedhur e nuk është akuzuar, derisa të mos ketë prova të fuqishme dhe se ai si kryetar i Qeverisë është partner i vërtetë për Serbinë, në ato negociata. a.k/NOA

KOMENTE