English

Del nga burgu ish-zëvendëskryeministri rus

Moskë, 16 janar, NOA - Ish-zëvendëskryeministri rus, Boris Nemtsov, është liruar nga burgu pas 15 ditësh heqje lirie. Nemtsov ishte në mesin e 120 të arrestuarve të tjerë, që u kapen gjatë protestës së paautorizuar të aktivistëve të opozitës dhe të të drejtave të njeriut në Moskë, në prag të Vitit të Ri. Aktivisti i shquar i opozitës, Eduar Limnov, është liruar po ashtu nga i njëjti dënim. Në vitet e fundit, Rusia ka shtypur vazhdimisht grupet opozitare, duke u dhënë leje atyre të mblidhen shumë rrallë Lideri opozitar rus, Boris Nemtsov u dënua me 15 ditë burgim për mosbindje ndaj policisë, një shenjë kjo, sipas partisë së tij, që tregon edhe njëherë linjën e ashpër të Kremlinit ndaj të gjithë atyre që vënë në pikëpyetje politikat e qeverisë së Putinit. Një zëdhënës i policisë ka thënë se Nemtsov, kryetar i lëvizjes Solidariteti dhe ish-zëvendëskryeministër në periudhën e viteve 1997-1998, u arrestua pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me forcat e rendit. Partia e tij i hodhi poshtë këto akuza si krejtësisht të pabaza. Nemsov u dënua vetëm pak ditë pas dënimit të ri me 6 vjet burgim që iu dha ish-magnatit të naftës, Mikail Kodorkosvki, në kohën kur i kishte mbetur edhe një vit për të shlyer dënimin e mëparshëm për evazion fiskal. NOA/RFE

KOMENTE