Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 16 Janar 2011

  • Parashikimi i motit për nesër Tiranë, 17 Janar 2011 NOA - Masat ajrore me qarkullim nga jugperëndimi i Evropës kanë përfshirë rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në të gjitha këto zona.
  • Shqiptarët e Maqedonisë të ndarë dhe te tryeza e Presidentit Shkup, 16 janar 2011, NOA- Ndonëse me interesa të përbashkëta, Shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të mbeten të ndarë dhe as tryeza e partive politike e thirrur nga presidenti i vendit, Xhorxhe Ivanov nuk do të mund t’i bashkojë.
  • Harrison Ford nuk gjen punë, konsiderohet plak Londër, 16 janar 2011, NOA- Hollywood nuk është vend për pleq. Harrison Ford është rreth 70 vjeç dhe nuk po gjen më punë. Në Londër gjatë prezantimit të filmit “Morning Glory”, regjisori i tij tha se, “në moshën e tij nuk mund të ketë më luksin të zgjedhje rolet”.
  • Izraeli ndërton 1400 banesa për Jeruzalemin Lindor, konflikt me Palestinën Jeruzalem, 16 janar 2011, NOA-Rreth 1400 banesa janë parashikuar të ndërtohen në Jerusalemin Lindor nga Izraeli. Ky lajm u bë i ditur nga radioja ushtarake izraelite, ku theksohej se, projekti, miratimi për të cilin pritet të merresh shumë shpejt, parashikon ndërtimin e banesave në lagjen Gilo, në
  • William & Kate: Nuk duam dhurata, bëni bamirësi Londër, 16 janar 2011, NOA- “Nuk duam dhurata, atë që kishit menduar për ne çojeni për bamirësi”, është shprehur Princi William dhe e fejuara e tij Kate Middleton.
  • Vdes e dyta e aksidentit në Lushnje Lushnje, 16 janar 2011, NOA- Pas aksidentit të ndodhur rreth dy orë më parë në Lushnje, ku një çift u përplas nga një makinë, pak minuta më parë ka vdekur Rita Muzaka.
  • Kriza ekonomike na shëndosh! Londër, 16, Janar, 2011 NOA- Kriza ekonomike i ka rrënjët e saj në të gjitha aspektet e jetës sonë. Ajo ndikon në jetën tonë në shumë fronte sepse jeta jonë është e lidhur me shumë aspekte të shoqërisë dhe botës rreth nesh.
  • Miss Amerika shpallet 17-vjeçarja nga Nebraska E Diel, 16 janar 2011, NOA- Miss Amerika 2011, është shpallur 17 vjeçarja Teresa Scanlan, me origjinë nga Nebraska. Fituesja e këtij konkursi bukurie të zhvilluar në Las Vegas, është shprehur shumë e emocionuar për fitoren, madje e konsideroi si një ëndërr të cilën ende nuk po e beson.
  • Pa qeveri, me President të arratisur, Tunizia shpërthen në protestë E diel, 16 janar 2011, NOA- Tunizia vazhdon të jetë e alarmuar pas përleshjeve të protestuesve me policinë. Autoritetet kanë lëshuar mandat-arrestin për Presidentin e arratisur Ben Ali, ndërkohë që Kryeministri vazhdon negociatat me opozitën për formimin e qeverise së re.
  • Dalin sekretet e sukseseve të çiftit Blair Londër, 16 janar 2011, NOA- Cherie Blair, bashkëshortja e ish-Kryeministrit Tony Blair mbante gjithmonë me vete një hajmali kundër syrit të keq, në kohën kur i shoqi ishte Kryeministër.
  • Rama: Ikja e Metës nuk ndryshon asgjë Durrës, 16 Janar 2011 NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ka parashtruar në fokus të analizës së tij veprimin e fuqishëm opozitar përballë një skandali qeveritar, pas të cilit nuk qendron thjesht një
  • Nesër Parlamenti rinis punën për 2011-ën Tiranë, 16 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Seanca e parë plenare për vitin 2011 është paraparë të zhvillohet ditpn e nesërme në orën 17.00. Kështu konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga selia e Kuvendit.
  • Meryl Streep kthehet në kinema si Margaret Theçer E diel, 16 janar 2011, NOA- Pas disa javësh nisin xhirimet e filmit “The Iron Lady”, kushtuar ish-kryeministres Britanike Margaret Theçer. Rolin e saj mësohet se do e luaj aktorja e madhe e Hollywood, Meril Streep, e cila është shprehur shumë entuziaste për këtë rol.
  • Përgjaken rrugët, 5 viktima në dy orë Lushnje, 16 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj- (Update) E diela e sotme shenoi serish tragjedi te shtuara rrugore duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve në incidente rrugore.
  • UÇPMB bën thirrje: S’ka liri pa luftë Prishtinë, 16 Janar 2011 NOA – “Nuk ka shtet pa demokraci, por, as liri s'ka pa luftë”. Kështu shprehet kapiten Lulzim Ibishin, ish-komandant i UÇMPB-së duke dhënë një mesazh të UÇPMB-së drejtuar Beogradit dhe BE-së.
  • Dule i kërkon prokurorisë hetim të shpejtë të video-përgjimit Tiranë, 16 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i kërkon prokurorisë t’i shkojë deri në fund video-përgjimi Meta-Prifti.
  • Errësira në kufijtë e Universit Nga Brian Greene Profesor i fizikës dhe matematikës në Kolumbia, "New York Times" Në shumë fusha të mëdha, kërkimet e shkencëtarëve i hedhin dritë të kaluarës, duke analizuar fosile të vjetëruara, objekte të kalbura apo mbetje të mumifikuara.
  • Makina përplas çiftin, humb jetën 25 vjeçari Lushnje, 16 janar 2011, NOA- Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e Shqipërisë ditën e sotme, këtë herë në qytetin e Lushnjes. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon nga Lushnja se, Vangjel Muzaka dhe bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u përplasën nga një automjet teksa tentonin të kalonin
  • Breanne Benson, pornostari nga Tirana Kaliforni, (SHBA), janar, NOA - Kinemaja pornografike nuk është më e pëlqyera nga të gjithë, por është më e paguara. Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja që një shqiptare është bërë pjesë e botës së pornografisë.
  • Onkologjiku të hënën nis punë me mamografi dixhitale Tiranë, 16 janar 2011, NOA- Një hap i rëndësishëm hidhet në sistemin shëndetësor shqiptar. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ditën e hënë, në orën 11.
  • Beckham synon të mbyllë karrierën në Premier League E diel, 16 janar 2011, NOA- Futbollisti David Beckham synon që vitet e fundit të karrierës së tij ti kalojë në Angli. Beckham dëshiron të largohet nga LA Galaxy për t’i kaluar ditët e fundit të karrierës së tij si futbollist në Premier League.
  • Gjendet i vetëvarur 29 vjeçari nga Kukësi, mister motivi Kukës, 16 janar 2011, NOA- Një person është gjetur i vetëvarur në qytetin e Kukësit pak minuta më parë. Korab Selaj u gjet në banesën e tij i pajetë, por për këtë fakt nuk bëhen të ditura shkaqet që e kanë çuar viktimën drejt një hapi të tillë.
  • Tragjedi në brigjet e Korfuzit, mbytet anija me klandestinë Korfuz, 16 janar 2011, NOA – Çarja në direkun e anijes turke si pasojë e motit të keq ishte shkaku i tragjedisë detare që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në perëndim të ishullit grek të Korfuzit.
  • Izraeli dhe SHBA zhvilluan virusin Stuxnet Virusi i kompjuterëve, i njohur me emrin "Stuxnet" sipas informacioneve të gazetës amerikane "New York Times" duket se është zhvilluar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të sabotuar programin atomik iranian.
  • Bie makina në kanal, një i vdekur dhe një i plagosur Ballsh, 16 janar 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 23 vjeçari Remzi.
  • Parashikimi i motit për nesër Tiranë, 16 Janar 2011 NOA - Sipas MeteoAlb, masat ajrore me qarkullim nga jugperëndimi i Evropës kanë përfshirë rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në të gjitha këto zona.
  • Kapen me 2.6 kg kokainë në airbag Arezzo, 16 Janar 2011 NOA – Që ajo ngarkesë të arrinte të shkonte në destinacionin e dëshiruar, kishte vetëm një mënyrë që të funksiononte, të fshihej në mënyrë sa më të sofistikuar me qëllim që “të zinjtë” të mos i zinin.
  • Meta: Në 9 maj do festojmë triumfin mbi nazizmin dhe spiunët Tiranë, 16 janar 2011, NOA - Unë përfaqësoj moralin tuaj dhe moralin e të gjithë atyre, të cilët duan të jetojnë jo vetëm në liri, por duan të jetojnë edhe në demokraci.
  • Fëmijët e Rajmonda Zefit i merr gjyshja Lucca, 16 Janar 2011 NOA – Ata të dy nënën e tyre nuk do ta shohin më për pjesën e mbetur të jetës, por për ca kohë, ndoshta shumë gjatë, as të atin që i mori jetën e asaj që i kish sjellë në këtë botë.
  • Një emigrant gjen vdekjen në Itali Aosta, 16 Janar 2011 NOA – Një i ri shqiptar gjeti vdekjen tragjikisht në një rrugë shtetërore në veri të Italisë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
  • BT: Zhvendoset qarkullimi në bulevardet buzë Lanës, kujdes semaforët Tiranë, 16 janar 2011, NOA – Nga e shtuna e 15 janarit, për të devijuar fluksin e trafikut nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përdrejt sheshit qendror “Skënderbej” ku po kryhen punime, Bashkia e Tiranës ka nisur implementimin e skemës së re të qarkullimit të automjeteve duke e zhvendosur atë apo rikthyer
  • Adili: Gati dosjet për Gruevskin e Crvenkovskin Shkup, 16 Janar 2011 NOA - Dosje të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) do të publikojë së shpejti Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FDBK), raporton zëdhënësja e tij Vera Dushi.
  • LSI: Edi Rama s’ka program qeverisës, por program spiunazhi Tiranë, 16 janar 2011, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim rishtas ka akuzuar Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se po synon të vendosë në vend standardin e shkuar të diktaturës atë të përgjimit e të persekutimit të qytetarëve.
  • Tragjedi në brigjet e Korfuzit, mbytet anija me klandestinë Korfuz, 16 janar 2011, NOA – Çarja në direkun e anijes turke si pasojë e motit të keq ishte shkaku i tragjedisë detare që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në perëndim të ishullit grek të Korfuzit.
  • PD: Manipulimi i videos akt kriminal i zotit 20 % Tiranë, 16 janar 2011, NOA – “Jam sot këtu për t’i deklaruar Edvin Kristaq Ramës, bllokmenit çimkë apo, zotit 20 % se manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit përbën një vepër të rëndë kriminale në ligjet e çdo vendi të lirë”.
  • Rama: Skandali Meta, një rast i pashkëputur nga qeverisja e kusarëve Durrës, 16 janar 2011, NOA Update – ”A ka shembull më kuptimplotë sesa edhe manovra, ku pavarësisht asaj, që njerëzit panë e dëgjuan me sytë dhe veshtë e tyre, pavarësisht largimit të një aktori në këtë skandal, Ministria e Ekonomisë trajtohet si një domen i një partie, e cila është futur në një bashkim
  • PS: Meta iku për t’u kthyer në zëdhënës të qeverisë Tiranë, 16 janar 2011, NOA – Pas akuzave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili e cilëson klanin e lidershipit të PS-së si klan spiunësh të sigurimit, kundërakuzat vijnë edhe nga selia rozë, e cila deklaroi se Ilir Meta jo vetëm që nuk po bën apologji për demaskimin përmes videos, porse është transformuar
  • PS: Në këmbë për të larguar pushtetin që vodhi zgjedhjet Tiranë, 16 janar 2011, NOA - Partia Socialiste ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 21 janar të protestojnë masivisht kundër pushtetit të korruptuar të Sali Berishës.
  • PD: Rama censuron me psikologjinë e çimkave të bllokut Tiranë, 16 janar 2011, NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj asaj që ajo e ka quajtur urdhër të Edi Ramës për censurimin nga media te deputetëve të Partisë Demokratike.
  • Po vidhnin pije alkoolike në lokal, kapen në tentativë Durrës, 16 janar 2011, NOA – Këtë paradite uniformat blu të qytetit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë tre persona që po vidhnin pije alkolike në një një lokal.
  • Rama: Ky koalicion nuk meriton të qeverisë më Durrës, 16 janar, NOA, Update - “Ikja e një ministri nuk ndryshon asgjë, sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverisës, përsa kohë është në krye të punëve të vendit qeveria e Sali Berishës.
  • Kërkohet autonomia e Sanxhakut Serbi, 16 janar, NOA - Kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliç përsëriti kërkesën për autonominë e Sanxhakut, të cilën do ta fitojë jo me luftë, por siç tha ai me “laps, intelekt, besim dhe moral”.
  • Videoja Meta-Prifti, reagon SHBA Tiranë, 16 janar, NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sot për videon Meta-Prifti. Në një njoftim për mediat të kësaj ambasade konfirmohet se Prokuroria Shqiptare ka bërë një kërkesë zyrtare për ekspert të FBI-së në lidhje me analizimin e videos.
  • Xhixho: LSI do të fitoj mbi moralin e spiunëve Tiranë, 16 janar, NOA, Update – Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho tha sot se më tetë maj Tirana do tu kthehet qytetarëve të saj.
  • Rama: PD-LSI, koalicion për të vjedhur vendin Durrës, 16 janar, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se reagimi ndaj skandalit të korrupsionit do të njoh përmasa shumë të mëdha në vend.
  • Plagosi me thikë, arrestohet 20-vjeçari Durrës, 16 janar, NOA – Një 20 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar dje nga policia, pasi dyshohet si autori i plagosjes së një tjetër të riu.
  • Pesha: Të dezinfektojmë Tiranën nga çimkat Tiranë, 16 janar, NOA –Besjan Pesha, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, tha sot se në zgjedhjet e 8 majit duhet të dezinfektohet Bashkia e Tiranës nga çimkat dhe spiunët.
  • Gifords i hiqet aparati i frymëmarrjes SHBA, 16 janar, NOA – Kongresmenia amerikane, Gabriell Gifords, e cila pësoi lëndime të rënda nga sulmet në Arizona, vazhdon të tregojë shenja përmirësimi.
  • Meta: PS, Partia e Spiunëve të Shqipërisë Tiranë, 16 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta akuzoi sot me tone të ashpra kryetarin e PS-së, Edi Rama. Ai u shpreh se Rama e ktheu PS-në në partinë e spiunëve.
  • Sot zyrtarët e AAK takojnë Haradinajn Hagë, 16 janar, NOA – Sot në qendrën paraburgimit në Tribunalin e Hagës, një grup zyrtarësh të lartë të AAK-së do të kanë një takim me liderin e tyre Ramush Haradinaj.
  • Shqipëri-Greqi, kriza e vranësira “Nëpër vite në sfondin e marrëdhënieve dypalëshe ka pasur edhe tensionime të tjera, më të ulëta se ato që do të shikojmë në këtë libër, tensione që shkaktoheshin herë nga njëra palë, e herë nga tjetra.
  • Mbytet anija me emigrantë në Korfuz Korfuz, (Greqi) 16 janar, NOA - Një anije që transportonte 263 emigrantë është fundosur në perëndim të ishullit Korfuz. Autoritetet greke raportojnë për 22 pasagjerë të zhdukur, ndërsa të tjerët thuhet të jenë shpëtuar nga një anije holandeze mallrash.
  • Vështrim mbi historinë, “Athinë - Tiranë, ditari i krizave” Tiranë, 16 janar, NOA - Gazetari Robert Goro hedh dritë mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Libri i dalë dje në qarkullim, “Athinë – Tiranë, ditari i krizave” (Shënime për marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet 1993 – 1996), është një analizë ulje-ngritjeve të marrëdhënieve mes dy vendeve.
  • Përfundon nënshkrimi i peticionit “Marty” në Preshevë Preshevë, 16 janar, NOA - Mijëra qytetarë në Luginën e Preshevës kanë nënshkruar peticionin kundër raportuesit të KE-së, Dick Marty, të organizuar nga organizatat e krijuara pas luftës.
  • Del nga burgu ish-zëvendëskryeministri rus Moskë, 16 janar, NOA - Ish-zëvendëskryeministri rus, Boris Nemtsov, është liruar nga burgu pas 15 ditësh heqje lirie. Nemtsov ishte në mesin e 120 të arrestuarve të tjerë, që u kapen gjatë protestës së paautorizuar të aktivistëve të opozitës dhe të të drejtave të njeriut në Moskë, në prag të Vitit
  • Qeveria nuk komunikon në gjuhën shqipe Shkup, 16 janar, NOA - Qeveria e Maqedonisë vazhdon të mos respektojë komunikimin në gjuhën shqipe me qytetarët shqiptarë që janë komuniteti i dytë etnik në Maqedoni.
  • Panik në disko, tre vajza shtypen nga turma Budapest, (Hungari) 16 janar, NOA – Nga paniku masiv në një disko në Budapest të Hungarisë tre gra të reja u shtypën për vdekje. Shumë të tjerë u plagosën, bën të ditur policia.
  • Pasqyra e Shtypit, 16 Janar 2011 Tiranë, 16 janar, NOA – Gazetat kanë si argument kryesor gjatë ditës së sotme skandalin e publikuar në videon Meta-Priftit dhe reagimet pas largimit nga detyra të Ilir Metës.
  • Presidenti i përkohshëm tunizian kërkon qeveri të re Tunizi, 16 janar, NOA - Pas largimit të presidentit Zine al Abidine Ben Ali në Arabinë Saudite, presidenti i përkohshëm i Tunizisë, Foued Mebazaa ka kërkuar formimin e shpejtë të një qeverie të unitetit kombëtar.
  • Greqi, parandalohen një seri atentatesh Athinë, 16 janar, NOA - Policia greke njoftoi se kishte arritur të parandalonte një seri sulmesh dhe atentatesh terroriste që ishin planifikuar të kryheshin në kuadër të procesit që nis që nis të hënën në Athinë kundër një grup militantësh të grupit të armatosur ''Konspirimi i Celulave të Zjarrit''
  • Le Pen largohet nga politika Paris, 16 janar, NOA - Gati 40 vjet pas themelimit të Frontit Kombëtar Francez me tendenca të së djathtës ekstremiste, kryetari i tij Jean-Marie Le Pen ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
  • Më shumë se 600 të vdekur në Brazil Brazil, 16 janar, NOA - Nga moti i keq në zonat përreth metropolit milionësh brazilian, Rio sipas të dhënave më të fundit të autorieteteve vendore kanë humbur jetën më shumë se 600 njerëz.
  • Referendum për pavarësinë e Sudanit jugor Sudan, 16 janar, NOA - Ka përfunduar referendumi që zgjati një javë për një pavarësi të Sudanit jugor. Qendrat e votimit u mbyllën të shtunën në mbrëmje sipas orës lokale.
  • Parashikimi i motit për nesër Tiranë, 16 Janar 2011 NOA - Sipas MeteoAlb, në mëngjesin e së dielës zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të jenë me vranësira më të dendura, por herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.
  • Ballsh, bie makina në kanal, një i vdekur dhe një i plagosur Ballsh, 16 janar 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 23 vjeçari Remzi.