Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen me 2.6 kg kokainë në airbag
English

Kapen me 2.6 kg kokainë në airbag

Arezzo, 16 Janar 2011 NOA – Që ajo ngarkesë të arrinte të shkonte në destinacionin e dëshiruar, kishte vetëm një mënyrë që të funksiononte, të fshihej në mënyrë sa më të sofistikuar me qëllim që “të zinjtë” të mos i zinin. Por edhe pse ishin fort të bindur se do t’ia dilnin, dy të rinjtë shqiptarë që mendohet se merreshin prej kohësh me këtë “profesion”, këtë radhë dështuan: Ata u kapën nga policia, pikërisht sepse u treguan ca nervozë gjatë kontrollit rutinë. Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se janë arrestuar në kushtet e flagrancës, dy vëllezërit S.E. 27 vjeç dhe B.E. 29 vjeç shtetas. Ata u gjetën me një makinë me targa angleze dhe ishin duke udhëtuar nga Napoli për në Arezzo, në autostradën A1 ku edhe u ndalën nga policia. Ata po lëviznin me një makinë tip i vjetër Golf. Gjatë kohës që u pyetën nga forcat policore, sipas tyre, dy shqiptarët shfaqën dhe demonstruan shenja nervozizmi duke i bërë “të zinjtë” siç i quajnë në Itali policët, që të thellohen në kontrollin e tyre. Mbërritja edhe e forcave të tjera policore çoi në një kontroll të imtësishëm dhe në zonën e airbagut siç e shihni edhe në foto, u zbuluan pesë pako me kokainë, pesha totale, 2 kilogramë e 600 gramë. Policia thotë se në tregun e zi, vlera e kokainës arrin në të paktën 250 mijë euro. Policia tha se edhe pse të rinjtë u gjetën me makinë me targa angleze, nuk kishin asnjë lidhje apo qëndrim rezidencial në Mbretërinë e Bashkuar. j.m/e.r/NOA

KOMENTE