English

Le Pen largohet nga politika

Paris, 16 janar, NOA - Gati 40 vjet pas themelimit të Frontit Kombëtar Francez me tendenca të së djathtës ekstremiste, kryetari i tij Jean-Marie Le Pen ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në fjalimin e tij të fundit si kryetar i partisë, 82 vjeçari tha në një tubim të partisë në Tours se tani anëtarët e partisë do ta kenë të sigurt suksesin me një udhëheqje të re. Le Pen paralajmëroi bashkëvendasit e tij para një "emigracioni të pandërprerë" dhe të islamizimit të vendit. Ka gjasa që pasardhës i tij do të jetë vajza e tij 42 vjeçare, Marine. Avokatja ka kryesuar gjatë një sondazhi me shkrim me 23.000 anëtarë të partisë. Jean -Marie Le Pen kishte kandiduar pesë herë në zgjedhjet presidenciale të Francës. Pritet që vajza e tij të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012. a.k/NOA

KOMENTE