English

Parashikimi i motit për nesër

Tiranë, 16 Janar 2011 NOA - Sipas MeteoAlb, në mëngjesin e së dielës zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të jenë me vranësira më të dendura, por herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime. Mesdita do të sjellë kthjellime pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremet verior- jugore të cilat do të mbeten me vranësira. Shqipëria Në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dendura do të jenë në zonat verilindore të Shqipërisë. Bajram Curri, Pukë, Kukës, Peshkopi. Mbrëmja dhe nata do te rikthejë sërish kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e mëngjesit do të rriten lehtë ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehte të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryje e lehtë në toke dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h, më problematike era do të jetë në bregdetin Jon duke bërë që dallgëzimi të arrijë në 3 ballë. Drejtimi i erës do të jetë nga Perëndim – Veriperëndimi. Evropa Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm. Në Jugperëndim dhe Mesdhe do të jenë të pozicionuar qendra të presionit të lartë atmosferik të cilat do të sjellin mot të kthjellet dhe të qëndrueshëm, ndërsa ishujt britanikë dhe Verilindja e kontinentit do të jetë nën dominimin e vranësirave me reshje shiu dhe dëbore. Problematike situata do të jetë në Suedi, Norvegji dhe Finlandë, pasi reshjet e dendura të dëborës do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Në Britaninë e Madhe reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lart dhe në orët e para të mëngjesit do të dominojë mjegulla e dendur e cila do të largohet gjatë ditës. Ngjarje ekstreme në Evropë: E diel, 16 janar 2011 Vendet Nordike alarmojnë reshje dëbore dhe stuhi ere; Ishujt Britanike do të mbeten me rrebesh shiu dhe stuhi ere; Italia Veriore do të rrezikohet nga mjegulla e dendur dhe stuhi ere. e.r/NOA

KOMENTE