English

Përfundon nënshkrimi i peticionit “Marty” në Preshevë

Preshevë, 16 janar, NOA - Mijëra qytetarë në Luginën e Preshevës kanë nënshkruar peticionin kundër raportuesit të KE-së, Dick Marty, të organizuar nga organizatat e krijuara pas luftës. Aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve është mbyllur dje, ndërsa jozyrtarisht bëhet të ditur për grumbullimin e mijëra nënshkrimeve nga tre komunat e këtij rajoni: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Peticioni do të jetë pjesë e peticioneve që po vijojnë të zhvillohen kundër raportit të Marty-t dhe që do të prezantohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Partitë politike, shoqatat joqeveritare dhe qytetarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar njëzëri kundër raportit të Marty-t, në të cilën akuzohen krerët e UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore dhe për vepra të tjerë të kryera nga përfundimi i luftës së Kosovës. a.k/NOA

KOMENTE