English

Plagosi me thikë, arrestohet 20-vjeçari

Durrës, 16 janar, NOA – Një 20 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar dje nga policia, pasi dyshohet si autori i plagosjes së një tjetër të riu. Arrestimi Besar Islamit është bërë mesditën e djeshme. Sipas policisë për Islamin Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhrin e ndalimit. Mësohet se Islami është autor i plagosjes së rëndë me thikë të shtetasit B.M., 18 vjeç. Plagosja ka ndodhur më datë 1 janar, në lagjen Nr. 11 të qytetit bregdetar. Pas hetimit të rrethanave të ngjarjes, Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës ka bërë shpalljen në kërkim të tij. a.k/NOA

KOMENTE