English

Po vidhnin pije alkoolike në lokal, kapen në tentativë

Durrës, 16 janar 2011, NOA – Këtë paradite uniformat blu të qytetit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë tre persona që po vidhnin pije alkolike në një një lokal. Mësohet se tentativa për vjedhje u identifikua nga patrulla e policisë rreth orës 01.00 pas mesnatës kur të tri personat e arrestuar pasi kishin hyrë në një lokal në lagjen 17 të qytetit bregdetar po tentonin të vidhnin një sasi pijesh alkolike në banak.

Sipas policisë për ngjarjen në fjalë janë arrestuar 28-vjeçari Fatjon Cuman Osmani, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe dy vëllezërit Xhevit Petrit Kasemi 28 vjeç dhe Fredi Petrit Kasemi, 35 vjeç edhe ky i dënuar më parë për vjedhje dhe që të tre banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një sasi pijesh alkoolike, ndërkohë që tre të arrestuarit po ndiqen penalisht nga prokuroria e Durrësit për vjedhje.

mit/NOA

KOMENTE