Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Meta iku për t’u kthyer në zëdhënës të qeverisë
English

PS: Meta iku për t’u kthyer në zëdhënës të qeverisë

Tiranë, 16 janar 2011, NOA – Pas akuzave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili e cilëson klanin e lidershipit të PS-së si klan spiunësh të sigurimit, kundërakuzat vijnë edhe nga selia rozë, e cila deklaroi se Ilir Meta jo vetëm që nuk po bën apologji për demaskimin përmes videos, porse është transformuar tashmë në një zëdhënës të qeverisë, që nënkupton një tjetër manovër të ulët për të vazhduar vjedhjen e vendit. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa tejkaloi se Meta u largua për t’u bërë dita-ditës zëdhënësi i qeverisë Berisha e jo për t’u përballur pa imunitet me drejtësinë. “A e shihni o shqiptarë pa dallim që Ilir Meta është larguar jo për t’i hapur rrugë drejtësisë por për të dalë përditë si zëdhënës i qeverisë? Sepse ka ikur nga tavolina e qeverisë po ka lënë bllokun e hajnive në dorën e Berishës që s’ndahet dot prej Metës, se janë bashku për të vjedhur e duan të vazhdojnë të vjedhin me atë bllok të ndyrë në dorë”, tha Ajtyresa. Edhe njëherë Ajtyresa i ka bërë thirrje sovranit të demostrojë bashkë me opozitën në 21 janar për të larguar njëherë e përgjithmonë nga pushteti koalicionin e hajdutëve. “21 janari është dita e demonstratave kundër këtij koalicioni hajdutësh që vodhën votat për të vjedhur Shqipërinë dhe sot, kur i gjithë populli i ka parë e dëgjuar me sytë e me veshët e vet, duan që t’u vjedhin shqiptarëve edhe dritën e syrit dhe daullen e veshit duke mohuar të pamohueshmen”, deklaroi Ajtyresa, duke i kërkuar shqiptarëve që në 21 janar të nisin betejën e largimit të bllokut të hajdutërisë nga tavolina e qeverisë. mit/NOA

KOMENTE