Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Në këmbë për të larguar pushtetin që vodhi zgjedhjet
English

PS: Në këmbë për të larguar pushtetin që vodhi zgjedhjet

Tiranë, 16 janar 2011, NOA - Partia Socialiste ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 21 janar të protestojnë masivisht kundër pushtetit të korruptuar të Sali Berishës. Deputetja Vasilika Hysi tha se është e nevojshme që shoqëria të ngrihet në këmbë kundër këtij pushteti, sipas saj, të paturpshëm hajdut, që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë e xhepat e gjithsecilit. “Sot nën pushtetin e bllokut të pisllëqeve, shqiptarët nuk mund të pretendojnë as integrimin, as demokracinë, as liritë, pasi jo vetëm këto, por gjithçka po u grabitet përditë mes tenderësh të fëlliqur, që mbushin xhepat e ministrave. “Ky pushtet i vjedhur po grabit të ardhmen e të gjithëve, mes vjedhjes të kthyer në sistem sundimi e kërcënimi”- theksoi Hysi. Sipas saj, nga Këshilli i Ministrave është larguar Ilir Meta, por aty ka mbetur koalicioni i hajdutëve. “Në qoftë se kjo qeveri zullumqare e hajdute rri në këmbë, largimi i Metës kthehet në leje të zakonshme. Nesër të njëjtët hajdutë do të kërkojnë e arrijnë të ngrihen përsëri, për të vjedhur akoma edhe më shumë tendera publikë e taksa, biznese e portofol privatë, liri e të drejta nga shqiptarët që nuk i kanë votuar në 20 vjet”- nënvizoi deputetja socialiste. Ajo i bëri thirrje popullit opozitar që në 21 Janar të dalë në demonstratë për të tashmen e të ardhmen e tij. “Duhet të dalim për të treguar se vjedhja e kthyer në sistem nuk është ajo ç’ka shqiptarët duan nga shteti i tyre; për t’i treguar këtij pushteti e kujtdo që të guxojë se shqiptarët nuk mund të pranojnë vjedhjen publike, nuk pranojnë që hajdutët të riciklohen e rikthehen sikur të ishin të pafajshëm”- apeloi Hysi. Ajo tha se opozita nuk do të përulet ndaj pushtetit të korrupsionit, i cili sipas saj nuk mund ta zëvendësojë kurrë shtetin e së drejtës. mit/NOA

KOMENTE