Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria nuk komunikon në gjuhën shqipe
English

Qeveria nuk komunikon në gjuhën shqipe

Shkup, 16 janar, NOA - Qeveria e Maqedonisë vazhdon të mos respektojë komunikimin në gjuhën shqipe me qytetarët shqiptarë që janë komuniteti i dytë etnik në Maqedoni. Qytetarët shqiptarë ankohen se komunikimi nuk zhvillohet në gjuhën e tyre amtare, edhe pse kjo mundësohet edhe me kushtetutë dhe ligjin për gjuhët. Ata kanë shprehur ankesa duke theksuar se Qeveria nuk përmbush kushtet që të komunikoj në gjuhën shqipe. “Kam një kontest me një komision qeveritar të shkallës së dytë dhe jam detyruar që ankesën time ta bëjë në gjuhën maqedonase, për shkak se avokati im më tha ta bëj ashtu, që ajo të merrej parasysh dhe të kalojë më me urgjencë pranë organit qeveritar, përndryshe në gjuhën shqipe do të ballafaqohesha me probleme, vonesa dhe arsyetime. Nuk e dijë se deri kur jemi të detyruar kështu, kur kemi mundësi që në gjuhën tonë të shprehin hallet dhe kërkesat tona”, theksoi Rami.L, nga Tetova. Me probleme të tilla ballafaqohen edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët theksojnë se nuk janë të njohur rreth faktit të komunikimit në gjuhën shqipe me institucionin e Qeverisë. Deri tani asnjë nga organet e larta qeveritare nuk ka plotësuar kushtet rreth komunikimit me palët në gjuhën amtare. Vendimet qeveritare, përgjigjet dhe ankesat nga Qeveria në total janë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në këtë mënyrë veprojnë edhe dikasteret ministrore, pavarësisht se ato udhëhiqen edhe nga ministrat shqiptarë. Qeveria deri tani nuk ka plotësuar edhe kushtin e përdorimit të gjuhës shqipe në faqen zyrtare të internetit, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar se do të ndodhë nga ish-zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku. Shërbimet qeveritare deri tani nuk bëjnë të ditur se kur do të përmbushen kushtet rreth funksionimit të gjuhës shqipe. NOA/INA

KOMENTE