Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UÇPMB bën thirrje: S’ka liri pa luftë
English

UÇPMB bën thirrje: S’ka liri pa luftë

Prishtinë, 16 Janar 2011 NOA – “Nuk ka shtet pa demokraci, por, as liri s'ka pa luftë”. Kështu shprehet kapiten Lulzim Ibishin, ish-komandant i UÇMPB-së duke dhënë një mesazh të UÇPMB-së drejtuar Beogradit dhe BE-së. Me paraqitjen e parë të UÇPMB-së në janar të vitit 2000, shqiptarët e Luginës së Preshevës mburreshin për djemtë që ia kthyen tytën regjimit serb për shkak të dhunës dhe diskriminimit të rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për të cilën liri dhe demokraci që ende është në pikëpyetje u sakrifikuan dhe dhanë jetën 28 dëshmorë të këtij rajoni që derdhën gjakun për të mirën e vendlindjes së tyre dhe popullit të tyre për një jetë më të mirë, për një perspektivë më të mirë, për liri, për flamur, për punë, për universitet..por sot të gjitha këto, siç jemi dëshmitarë të këtij diskriminimi, shqiptarët e Kosovën Lindore nuk i kanë, Serbia u ka privuar. Sipas Lulzim Ibishit “popullata shqiptare e cila ka jetuar në ish-Jugosllavi që nga viti 1912 e deri më sot ka vazhduar të ballafaqohet me spastrimin etnik serb, me vrasje dëbime, arrestime, tortura prej më të ndryshmeve deri tek spastrimet, siç po ndodhë sot me Medvegjjën tonë”. Sipas tij, do theksuar se xhandarmeria serbe nuk kishte kursyer as fëmijët e as pleqtë. Policia serbe kohë më parë, pra dy vitesh, siç kanë raportuar mediat rajonale, kanë bastisur familjen ish-komandant Lulit në fshatin Norçë, dhe njëherit ish-kryetar i OVL-të UCPMB-së. Sipas mediave lokale dhe ndërkombëtare, në mungesë të Lulzim Ibishit merret nëna e tij plak e moshës mbi 70 vjeçare rreth pesë orë në stacionin e xhandarmerisë për bisedë informative. Në një intervistë për gazetën “Presheva Jonë”, Lulzim Ibishi thotë se “nuk ka shtet pa demokraci, por, as liri s'ka pa luftë”. Për rolin dhe vlerat e UÇPMB-së, për situatën aktuale, për dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe (mos) përfshirjen e çështjes shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në e këtë dialog ishin vetëm disa pika që prekëm në bisedë me ish-komandantin e UÇPB-së, komandantin e brigadës së 113-të, në drejtimin e kapiten Lulzim Ibishit nga Norca e Preshevës. Z.Ibishi cili ka qenë rroli juaj gjatë luftës çlirimtare të UCPMB-së? Atëherë unë kam qenë komandant i brigadës 113 njëherit edhe shef i shtabit të zonës. Rroli ynë ka qenë mjaftë pozitiv si gjatë luftës me armë gjithashtu edhe pas luftës me anë të mjeteve politike kam kontribuuar mjaftë duke menduar në vënien e paqes dhe stabiliteti për ditë më të mira për popullatën shqiptare dhe gjithë qytetarët e luginës së Preshevës por si duket ujku qimen e ka ndërruar por jo edhe zakonin. Por këtë huq, nëse kështu vazhdon Serbia, vetëm pushka qe mund t'ia ndërrojë, sikurse dje UÇK-ja dhe NATO. Dy ditë para vitit të ri u liruan pesë nga të arrestuarit nga burgu qendror i Beogradit, çdo do të thotë kjo për ju,si i larguar nga Lugina pikërisht për këtë çështje? Unë mund të them se vetë mënyra se si ka ardhur deri tek arrestimi i nëntë të rinjve nga Presheva është një proces i montuar dhe i pabazë, bashkë me mbi 100 fletë arrestet për po aq të rinj të cilët sot nuk janë të sigurt të kthehen në atdheun e tyre edhe pse pas përfundimit të luftës tonë çlirimtare është bërë një marrëveshje bashkë me palën ndërkombëtare ku në atë marrëveshje është cekur edhe amnisti për ish-ushtarët e UCPMB-së. Provokime ndaj nesh (ish-ushtarët e UCPMB-së) janë bërë në vazhdimësi, megjithatë kjo e fundit kundër 9 të rinjve është diçka e pa shpjegueshme,n ë mesin e të cilëve kam qenë edhe unë. Edhe unë kam qenë viktimë dhe më kanë bastisur shtëpinë time ku kanë inskenuar programet e llojit të tyre kinse kanë gjetur mbi 36 lloje armësh (e keni parasysh 36 lloje armësh jo armë të një lloji) çka është mjaft e vështirë që një ushtri ti ketë atë lloj artilerie e lëre më unë. Unë ju garantoj se në shtëpinë time nuk është gjetur, apo më mirë të them nuk kam pasur asnjë fishek e mos të flasim për armë apo diçka tjetër siç është spekuluar në mediat serbe. Kam pasur ndoshta fotografi të luftës por assesi armë,në kohën kur jam arrestuar nuk kam qenë në shtëpi në Preshevë pasi që jam larguar gjashtë muaj më parë nga Presheva për çështje pasigurie. A mendoni se është dashur të bëjnë më tepër politika vendore-pushteti lokal më tepër për të arrestuarit dhe sa e vlerësoni punën e z.Rexhepit gjatë periudhës gjyqësore? Mendoj se jo se nuk ka dashtur pushteti lokal të bëjë diçka për ata djem por nuk ka mundur i ka pasur rrugët e mbyllura,është dashur që në këtë drejtim të punoj si shteti amë Shqipëria ashtu edhe Kosova pasi që nuk bëhet fjalë për krime individuale por shtetërore edhe atë i takon luftës së UCK-së,pas mbarimit të luftës e ne të gjithë e dimë mirë se menjëherë pas mbarimit të luftës i tërë territori i Kosovës ka qenë i mbuluar me forca ndërkombëtare me ato të NATO-s, KFOR-i...dhe nëse është bërë diçka në atë periudhë atëherë përgjigje duhet të kërkojnë ato organizma të cilat kanë vepruar në atë kohë në atë vend, pra në Gjilan. Ndërkohë sa i përket asaj se sa ka punuar Orhan Rexhepi për ata djem apo jo, unë mund të them se ai ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe dhe më besoni se është dashur jo vetëm vullnet por edhe mund i jashtëzakonshëm, durim dhe gjithçka tjetër për ti përballuar mbi 80 vizita të cilat iu ka bërë z.Rexhepi të arrestuarve në Beograd, ndoshta punën të cilën e ka bërë kryetari i LKSH i ka takuar ta bëjë kryetari i komunës megjithatë nuk e ka bërë. Meqë jemi pranë fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Spektri politik në Preshevë po kërkon të jetë pjesë e këtyre bisedimeve po së fundmi edhe disa zyrtarë të Kosovës të cilin për agjencisë tonë, qofshin edhe sa për sy e faqe, ata janë shprehur se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të kenë përfaqësuesin e vetë në këto bisedime duke mos përfshirë kësaj radhe shqiptarët e këtyre krahinave, përderisa si duket serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij dialogu? Unë jam i bindur se këto bisedime nuk do të jenë vetëm teknike siç është folur, por do të jenë politike dhe spektri ynë politike nuk duhet të kërkoj gjë më tepër përpos me një unitet të forcuar dhe të mbështetur në referendumin e 92-shit ku thuhet qartë se shqiptarët e Luginës duhet të bashkohen me Kosovë. Mendoj se nëse nuk do të ketë në këto bisedime edhe përfaqësues të Luginës atëherë ne do të mbesim edhe më tutje të shtypur nga ana e serbëve dhe në qoftë se do të ngulfatemi dhe do të na zihen të gjitha rrugët demokratike,në qoftë se nuk do ti gëzojmë të paktën të gjithë ato të drejta të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë edhe ne në Preshevë, atëherë them se ne nuk jemi të prirur për luftë, por nuk përjashtohet as ajo mundësi. Dhe në mos përfshirjen eventuale të shqiptarëve të luginës në dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit për çdo situatë të mëtutjeshme por edhe komuniteti ndërkombëtar, në veçanti Bashkimi Evropian janë përgjegjës e precipitimit të ndonjë situate në rajon. Prandaj Beogradi dhe Evropa mund te zgjedhin përfshirjen e çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose kallashnikovin! Ne ish-komandantët, ne ish-luftëtarët dhe shqiptaret etnik nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja nuk duam asgjë më shumëse sa çfarë u jep serbëve në Kosovë. Por, ne rast lëvizjes së megjeve atëherë ne jo që kemi dëshirë por do të insistojmë të jemi pjesë e Kosovës, të cilat troje ashtu kështu nuk quhen rastësisht Kosovë Lindore. Përnda fjalën megjë, sepse ato nuk janë kufij por vërtetë megjë, sepse dihen kufijtë real të Kosovës. Mesazhi apo ultimatumi ynë drejtuar autoriteteve serbe dhe lidershipit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është që të bëjnë çmos inkuadrimin edhe të palës shqiptare nga Presheva në dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne nuk po kërkojmë luftë, thjeshtë po kërkojmë dialog, të merremi vesh me Serbinë dhe Kosovën, se ku do të jetë Presheva, Bunjanocit dh Medvegja, cila do të jetë perspektiva e kësaj popullate. Mesazhin ynë drejtuar Beogradit dhe liderëve te Luginës, mbështetur edhe nga oficerë, ish-komandantë e luftëtarë tjerë të UCPMB-së, do të jetë i thjeshtë duam përfshirjen Luginës së Preshevës në dialogun e ardhshëm mes Boegrdait dhe Prishtinës, por çdo përgjigje negative apo injorim i kërkesave tona nga Serbia, mund të shpien kah destabiliteti i situatës në rajon, ashtu-kështu të brishtë. Kalojmë tek raporti Dick Marti i cili akuzon luftën çlirimtare të UCK-së, çka mendoni ju për këto akuza? Unë them se të gjitha luftërat të shqiptarëve në Ballkan kanë qenë çlirimtare si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Preshevëv-Medvegjës dhe Bujanocës ashtu dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare,dhe të gjithë kanë luftuar kundër pushtuesit kundër sllavëve të cilët vazhdimisht kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid, spastrime etnike mbi populli autokton shqiptar në Gadishullin Ilirik. Raporti i Dick Martyt, unë them se ky është një sufler serb i paguar mirë nga ta dhe dashakëqijtë e popullit tonë, i cili mundohet ti poshtëroj shqiptarët. Megjithatë ne e dimë nga historia se serbët janë të prirur që fajin e vetë, problemet e veta, krimet e veta t’ia mveshin dikujt tjetër dhe asnjëherë të mos jap përgjigje për ato të vetat . Dick Marty është mirë që të shikoj dhe të pyes serbët se ku janë jo vetëm organet por tërë trupat e mbi dy mijë shqiptarët të zhdukur që sot e kësaj dite nuk dihen. Megjithatë mendoj se drejtësia duhet të dal në shesh, le të dalë Marty me një rast konkret me një person i cili posedon ndonjë organ i cili është transplantuar gjatë asaj kohe.

KOMENTE