English

Videoja Meta-Prifti, reagon SHBA

Tiranë, 16 janar, NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sot për videon Meta-Prifti. Në një njoftim për mediat të kësaj ambasade konfirmohet se Prokuroria Shqiptare ka bërë një kërkesë zyrtare për ekspert të FBI-së në lidhje me analizimin e videos.

Sipas Ambasadës, kërkesa është bërë gjatë ditës së premte. Gjithashtu ambasada sqaron se kërkesa është duke u shqyrtuar dhe do të merret një vendim shumë shpejt për këtë çështje.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga SHBA-të që të dërgojë në Tiranë ekspertë për të parë vërtetësinë e kasetës që u publikuar për përgjimin mes Metës dhe Priftit.

a.k/NOA (vijon)

KOMENTE