Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“1111 anekdota”
English

“1111 anekdota”

Tiranë, 17 janar, NOA – Shtëpia botuese “Toena” ka hedhur sot në qarkullim librin me anekdota të Jorgaq Perika. Libri me titull “1111 anekdota”, është një mënyrë e re komunikimi i autorit duke sjellë një numër rekord anekdotash.

“Zgjedhja dhe forma e trajtimit të këtyre materialeve kanë qëllim edukativ, formues, zbavitës e relaksues si dhe për të zgjeruar horizontin e njohurive në çdo fushë.

Siç u përmend edhe më lart, materialet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet, ndaj kemi menduar dhe vendosur që në këtë libër të parë, të botojmë anekdota të cilat nuk janë pak; 1111 copë, ndërsa në librat që do të pasojnë do të botojmë materiale të tjera interesante”, shprehet autori në parathënien e librit.

Numri i madh i anekdotave sjell dhe një larmi të temave të trajtuara. Në shënjestër humorit, sarkazmës dhe ironisë janë persona të dëgjuar që u përkasin fushave të ndryshme si për shembull: shkrimtarë, kompozitorë, filozofë, mbretër, gjeneralë, luftëtarë, piktorë, shkencëtarë, etj.

Autori tregon dhe për mënyrën sesi ka grumbulluar një sasi kaq të madhe krijimesh. “Fare thjesht, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me librin që në fëmijëri.

Gjatë harkut kohor 1959-1999, kam shfletuar e lexuar literaturë artistike, tekniko-shkencore, revista të ndryshme të vendit e të huaja. Mbaja shënime për ato gjëra të cilat më bënin më shumë përshtypje. Me kalimin e kohës, sasia e shënimeve rritej, por asnjëherë nuk më shkonte në mendje se një ditë këto do të shërbenin si lëndë bazë për këtë libër”, thotë Perika.

Të dhëna për librin

Autori: Jorgaq Perika

Titulli: 1111 anekdota

Lloji: Anekdota

Faqe: 284

Formati: 13x20

ISBN: 978-99943-1-652-6

Çmimi: 1000 lekë / 8,50 euro

a.k/NOA

KOMENTE
  • Julia21:35 - 16 Korrik 2011
    Nje liber per tu lexuar gjate pushimeve