English

Berisha: Ruçi, ike me rroba grash. Reagimi: Je bllokqen

Tiranë, 17 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Pas ofertës më të fundit që kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi i bëri kryeministrit Sali Berisha, që ai të largohej nga pushteti dhe t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri replikoi me një fjali ndaj Ruçit, se “ti ia ke mbathur me minifund nga Shqipëria, një fjali që ka dalë nga vetë kryesocialisti Rama”, tha Berisha. Në vijim të sharjeve ndaj Gramoz Ruçit, kryeministri Berisha theksoi se këlyshët e bllokut mund të lehin por nuk kafshojnë.

“Ti kur u largove nga Shqipëria u veshe me rroba grash, dhe të lashë unë të ikje, pasi kur e mora vesh që po ikje me rroba grash, tha kryeministri, tregova që kam respekt ndaj grave.

Por, duke iu përgjigjur kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i kërkoi shefit të ekzekutivit të ikë sa s’i ka vajtur ende llumi në fyt, pasi në grykë sikundër tha Ruçi i ka mbërritur.

Ruçi e vijoi replikën ndaj kryeministrit duke e cilësuar atë jo bllokmen, por bllokmen.

Kështu ka nisur seanca e parë e këtij sesioni të ri parlamentar, ku pritet të miratohen edhe dekretet e Presidentit Bamir Topi, për emërimet e reja në qeveri.Vijon..

mit/NOA

KOMENTE