Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Video, nga ai që atësinë s’pranoi
English

Berisha: Video, nga ai që atësinë s’pranoi

Tiranë, 17 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Sali Berisha e ricilësoi si një turp të pafalshëm për opozitën bllokimin që donte t’i bënte gjatë sesionit të shkuar parlamentar vendimit të liberalizimit të vizave nga BE, duke bojkotuar qëllimshëm votimin e ligjeve të rëndësishëm në Kuvend. Në këtë kontekst kryeministri theksoi se në mungesë të vullnetit të opozitës deputetët e mazhorancës votuan ligje të rëndësishëm si atë të antidiskriminimit e mjaft të tjerë. “Kjo administratë punoi për qytetarët shqiptarë, ndërkohë që krahu i bllokmenëve të rinj bëri gjithçka për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave, bojkotonte kuvendin dhe orgji, e të gjitha me radhë vetëm e vetëm duke u çjerrë si racistë në kuvend”, tha shefi i qeverisë. Rishtas kryeministri e quajti opozitën xheloze për arritjet e qeverisë shqiptare, e cili arriti sikundër tha kryeministri të shpëtojë shqiptarët nga kriza e rëndë ekonomike. “Ky vit ishte më i bekuari pasi shqiptarët i shpëtuan krizës më të rëndë ekonomike, tha zoti Berisha duke akuzuar lidershipin e opozitës se po bën të pamundurën që t’u mëshojë në mendje shqiptarëve se qeveria do t’u ulë pagat e pensionet pas 8 majit”, ditë kur do të mbahen zgjedhjet vendore në vend. Në vijim të akuzave kryeministri, i cili gjatë fjalës së tij ndërpritej nga zoti Ruçi, dhe deputetë të tjerë të opozitës, foli për videon e regjistruar Meta-Prifti, duke theksuar se “video e shantazhit u bë nga ai që nuk ka pranuar atësinë e të birit të tij, dhe që ka akuzuar të atin e vet, Kristaq Ramën se i biri është i tij dhe jo i veti, gjë për të cilën nuk ka pranuar as të bëjë analizën që vërteton këtë akuzë të rëndë në familje”, nënvizoi kryeministri, duke nënvizuar se opozita është kapur rëndë nga mafja. Por, ndërkaq deputetët e PS-së janë ngritur nga vendi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar qetësimin e tyre, duke ndërprerë sërish seancën e parë plenare për këtë vit, që duket se do të vijojë nën frymën e ashpër të akuzave me sharje.Vijon.. mit/NOA

KOMENTE