English

Berluskoni: S'jam seksoman, duan të më rrëzojnë

Romë, 17 janar, NOA – “Nuk jam aspak një seksoman dhe asnjëherë nuk kam abuzuar me minorenet, por gjithçka më akuzojnë e bëjnë për të më rrëzuar politikisht”. Me një deklaratë të tillë kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka hedhur poshtë akuzat për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të mitur. Në një mesazh përmes videos ai tha "kurrë nuk ka paguar para për marrëdhënie seksuale me ndonjë grua". Sipas tij, gjithçka bëhet nga kundërshtarët e tij politikë për ta diskretituar në mënyrë që të humbasë pikë në pushtet, porse kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Sa i përket vajzës marokene për të cilën ai akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me para’, Berluskoni nuk i hodhi poshtë pohimet për ndihmën e kësaj vajze, por theksoi se me të nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje seksuale. n.e/NOA

KOMENTE