Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë
English

Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë

Tiranë, 17 janar, NOA – Vendi që ka Presidencën e radhës së BE-së Hungaria do të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Deklarata është bërë nga ambasadori hungarez Sandor Molnari gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Ai tha se Hungaria do të mbështesë në vijimësi Shqipërinë, për proceset e saj integruese. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë, veçanërisht dhe në bashkëpunimin ndërparlamentar, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se integrimi evropian, do të jetë prioritet i axhendës së Parlamentit dhe punës së institucioneve shqiptare.

Topalli i drejtoi urimet më të mira Ambasadorit hungarez, për Presidencën e radhës së BE, që Hungaria do të drejtojë në 6-mujorin e parë të këtij viti. Nga ana e tij Ambasadori Molnari i dorëzoi Kryetares së Kuvendit, dokumentin e programit strategjik të kësaj Presidence si dhe i shpjegoi Kryetares së Kuvendit, pikat ku do të përqendrohen shteti hungarez si çështjet ekonomike, mbrojtja e euros nga kriza financiare, zgjerimi i BE, energjetika, infrastruktura etj.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se Hungaria do ti përballojë me sukses sfidat e drejtimit të Presidencës së BE, sikurse dhe vendet kryesuese paraardhëse, si dhe garantoi bashkëpunimin e shkëlqyer që do të kenë dy vendet tona.

a.k.NOA

KOMENTE