Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaos parlamentar. PS skemë të re, Berisha lumë akuzash
English

Kaos parlamentar. PS skemë të re, Berisha lumë akuzash

Tiranë, 17 Janar 2011 NOA/ Përmbledhje – Ashtu siç ndoqët gjithë pasditen e sotme në raportimin minutë pas minute nga NOA të seancës plenare, Parlamenti degjeneroi në një furtunë akuzash reciproke ku spikatën dy gjëra: E para, përdori një skemë të re, aspak normale për një Kuvend. Së dyti: Berisha ishte i vetëm në përballjen me socialistët.

Kaos parlamentar. PS skemë të re, Berisha lumë akuzash

Kuvendi u mblodh në seancë plenare, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli në hapje e Sesionit të katërt të Legjislaturës së XVIII. Seanca e programuar të niste në orën 17.00 në të vërtetë nisi thuajse një orë me vonesë, si rëndom ndodh në thuajse të gjitha seancat plenare.

Në hapje të seancës, Kryetarja Jozefina Topalli uroi të gjithë deputetët për një punë të mbarë në sesionin e ri. Për pak minuta, në çelje, Jozefina Topalli mbajti një fjalë të shkurtër ku vlerësoi punën e bërë gjatë sesionit të kaluar në Kuvend.

Më tej ajo shpalli rendin e ditës dhe atë trejavor të punimeve tha se për të ishte rënë paraprakisht dakord nga Konferenca e Kryetarëve.

Kryetarja e Kuvendi njoftoi deputetët për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 17 janar - 17 mars 2011, si dhe të Kalendarit Trejavor (17 janar - 3 shkurt 2011) të punimeve të Kuvendit.

Pas debateve midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, seanca plenare miratoi Aktin Normativ nr. 6, datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2010 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar”.

Menjëherë më pas ajo kërkoi të dijë nëse dikush e donte fjalën dhe ia dha atë Ilir Metës.

Teksa Meta afrohej në foltore, Topalli thërret emrin e Gramoz Ruçit. Meta kthehet mbrapsht dhe Ruçi futet në foltore.

Në këto çaste teksa ai niste të fliste, ia beh Berisha i cili nisi fjalën e tij nga kolltuku ku rri kabineti qeveritar, kur duket se Topalli edhe atij ia kishte dhënë fjalën.

Këtu nisi ilariteti. Replika mes Ruçit dhe Berishës dhe paralajmëron se kjo seancë do të ishte e gjatë.

Në vijim, Topalli kërkoi që të ndërpritet seanca dhe transmetimi televiziv. Në këto çaste në foltore u afruan shumë deputetë, kryesisht socialistë dhe replikat e fyerjet nuk kishin të mbaruar.

Pak minuta më pas, kjo gjë mori fund dhe Ruçi mori fjalën që i ishte dhënë.

Pasi ai foli duke mos kursyer akuza për vjedhje votash, rinisi Berisha që iu përvesh Ruçit duke i kujtuar se sipas tij, në arratinë që bëri më 1997, iku me rroba grash.

Debati plot replika që të plotë e gjeni këtu, degjeneroi duke u aplikuar skema e re socialiste: Të mos e lëmë kryeministrin të flasë, për asgjë.

Në mbyllje të seancës së parë të Sesionit të katërt të Legjislaturës XVIII Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe zëvendëskryetarin e ri.

Më pas, u bë miratimi i Dekretit të Presidentit nr. 6845 “Për lirimin e zotit Ilir Meta nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”; të Dekretit nr. 6846 “Për lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Ministrit të Punëve të Jashtme”; të Dekretit nr.6847 “Për emërimine zotit Edmond Haxhinasto Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme”, si dhe të Dekretit nr. 6848 “Për emërimin e zotit Nasip Naço ministër të Ekomonisë, Tregtisë dhe Energjetikës”.

Ndërkohë, zoti Vangjel Tavo u zgjodh Zëvendëkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, në vend të zotit Nasip Naço.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 21:10. E padyshim, ajo ishte e paprecedentë. Duke na kujtuar kështu, se votat që shqiptarët kanë dhënë, po shpërblehen në këtë mënyrë nga palët politike shqiptare.

e.r/NOA

KOMENTE