English

Korçë, një i vrarë dhe 4 të plagosur

Korçë, 17 Janar 2011 NOA/ Alba Filipi – Një ia gjetur vdekjen dhe katër të tjerë po luftojnë me vdekjen në spital, pas një atentati të armatosur që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

I vrarë ka mbetur Mikel Tepexhi, rreth 22 vjeç, banues në qytetin juglindor. Të plagosur në gjendje të rëndë janë dërguar në spital, katër djem të mohës nga 20 deri 28 vjeç.

Ata janë Denis Meminaj, Erjon Meminaj, Kastriot Hysi dhe Ermal Demolli, që të gjithë banues në qytetin e Korçës.

Masakra me armë zjarri ndodhi në një bar kafene në lagjen nr 8 të qytetit Korçë, kur për arsye ende të paqarta, një person i armatosur hyri në lokal dhe hapi zjarri duke shkaktuar gjakderdhjen fatale.

Pas plumbave që derdhi në tavolinat ku gjendeshin pesë djemtë, vrasësi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Shumë forca policore kanë shkuar në vendngjarje por deri tani nuk ka njoftime për kapjen e autorit që është identifikuar. Hetimet lokalizohen ë një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimave të tij.

a.f/e.r/NOA

KOMENTE