English

Meta: Grup juristësh për të rrëzuar montazhin

Tiranë, 17 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka sulmuar ashpër sot kreun e PS-së, Edi Rama. Në një deklaratë dhënën për mediat, Meta u shpreh se ka ngritur një grup pune me juristë të njohur në vend, të cilët do të analizojnë dhe do të paraqesin faktet dhe provat që rrëzojnë montazhin e videos.

“Ekipi i juristëve, që është një ekip profesional nesër do të nis punën dhe ky përgjim kriminal do të behet një shembull, jo vetëm për autorët e tyre, por për cilin do që do të përdor shantazhin për të kapur peng vendin. Unë do ta fitojë në mënyrën më spektakolare këtë betejë dhe më tetë maj do të jepet edhe vendimi politik”, tha sot Meta.

Ai ka theksuar se “të gjitha shpifjet e bëra për shkak të detyrës do të demontohen në mënyrën më të turpshme”.

Ai ka akuzuar Ramën se ka kërkuar që të vij në pushtet përmes shantazheve dhe puçeve dhe se është një njeri i marrë peng nga mafia.

“Shumë shpejt qytetarët shqiptarë do të shohin se ata që duan të vijnë në pushtet përmes dhunës janë montazhues të fëlliqur. Një njeri i marrë peng nga mafia dhe krimi i organizuar”, tha sot Meta.

a.k/NOA

KOMENTE