English

Tirana nga sot, me rregulla të reja qarkullimi

Tiranë, 17 janar, NOA – Duke nisur që nga mëngjesi i ditës së sotme, automjetet në kryeqytetin shqiptar, do të kenë rregulla të reja për lëvizjen e tyre, falë ndryshimeve të publikuara një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës. Kështu, referuar punimeve në sheshin "Skënderbej", është bllokuar rruga që të çon nga bulevardi drejt tij, si edhe ajo që kalon përpara xhamisë dhe Sahatit të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se skema e re do t'i japë përparësi lëvizjes së transportit urban ndërsa pritet të zhbllokojë dhe sheshin "Skënderbej" nga qarkullimi i automjeteve private, pasi me këtë skemë të re do të lëvizin vetëm mjetet e transportit publik. Ndryshimet konkrete të qarkullimit: - Në fazën e parë, do të mbyllet gjysma e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në drejtim ngjitës. - Nuk do lejohet kthimi djathtas në rrugën "Luigj Gurakuqi" (pjesa nga Sahati deri tek sheshi Avni Rustemi). - Do të lejohet qarkullimi me kapacitet të plotë në rrugën "Abdi Toptani". - E kalueshme për automjetet rruga e Dibrës, e cila deri tani ka qenë e mbyllur. - Ndërkohë në fazën e dytë, përfshihet bllokimi i rrugës mes godinës së Partisë Socialiste dhe Bankës së Shqipërisë. Ndalimi i qarkullimit përpara Bashkisë së Tiranës. n.e/NOA

KOMENTE