Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Policinë e Shtetit: Përballuat sulm barbar
English

Berisha në Policinë e Shtetit: Përballuat sulm barbar

Tiranë, 24 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka vlerësuar në mënyrë maksimale menaxhimin e situatës së krijuar në datën 21 janar. Ai tha se policia përballoi me dinjitet dhe moral të lartë “sulmet e 300 kriminelëve për 5 orë”.

Berisha tha se Kryeministria nuk mund të merrej kurrë. “Atë kryeministri ju mbrojtët si heronj, po ata nuk merrnin dot kurrë, se çdo njeri që vinte rreth saj do të merrte vetëm një përgjigje. Ajo ishte e mbrojtur nga të katër anët nga soleta deri në tokë”

Ai u shpreh se ky ishte një grusht shteti. “Ju kini mahnitur shqiptarët me pathyeshmërinë tuaj, kur kanë parë burrërinë guximin profesionalizmin tuaj”, tha Berisha.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE