Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 24 Janar 2011

  • Rifillon saga Matrix SHBA, 25 Janar NOA - Neo është gati për t'u kthyer me dy filma të rinj në sagën e Matrix. Lajmi është njoftuar nga vetë , i cili ka folur në London School Of Performing Arts.
  • Autobusi përplaset me autobotin, 32 viktima Pakistan, 25 Janar NOA - Një autobus është përplasur me një cisternë në Pakistan, e cila përdorej për të transportuar karburantin, duke shkaktuar një zjarr që vrau 32 pasagjerë dhe plagosi shumë të tjerë duke i djegur rëndë ata.
  • Moskë, 31 të vdekur në aeroport (VIDEO) Moskë, 24 Janar 2011 - Agjencitë ruse të lajmeve thonë se të paktën 31 njerëz kanë vdekur dhe 130 janë plagosur nga një shpërthim në aeroportin e Moskës.
  • Ambasadori i SHBA shkon në zyrën e Ina Ramës Tiranë, 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka takuar sot pasdite vonë, Prokuroren e Përgjithshme.
  • Shqipëria e joshqiptarëve Nga Behxhet Sh. Shala Më parë asimilohuni pastaj evropianizohuni: Të shkruash sot për Shqipërinë dhe shtetasit e saj është shumë e vështirë, sidomos nga këndvështrimi ynë antologjik idealist me të cilin jemi rritur dhe kemi mbijetuar.
  • Parashikimi i motit për nesër Tiranë, 24 Janar 2011 NOA - Masat ajrore te thata e te ftohta te cilat qarkullojnë nga veriu i Europes do te perfshijne te marten te gjithe vendin.
  • ALD për Evropën: E zemëruar nga tonet e Berishës Amsterdam, 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Marietje Schaake (D66, Hollandë), zëdhënëse e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën duke folur mbi marrëdhëniet me Shqipërinë tha sot se është ishte shokuar kur pa të Premten e shkuar përleshje të dhunshme e protesta në Tiranë, si dhe reagimin
  • Përfundon takimi i ambasadorëve me shefin e opozitës Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Sapo ka përfunduar takimi i ambasadorëve të Be-së me Kryetarin e Opozitës, Edi Rama. Takimi kishte nisur që në orën 17.
  • Protestuesja nga Tropoja në demonstratë Tiranë, 24 janar, NOA - Disa qindra qytetarë nga Tirana të drejtuar nga deputetët socialistë të Tiranës kanë protestuar sot paqësisht përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për lirimin e 116 demonstruesve tyre, të arrestuar pas demonstratës së 21 Janarit, e cila mori jetën e tre prej tyre
  • Kryeministri: Puçistët vijojnë skenarin B edhe më i mjerë se ai A Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas akuzave të forta të mbrëmjes së shkuar ndaj Kryeprokurores Ina Rama, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi, gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria vazhdon të kryejë
  • Policia: Identifikuam në pamje një demonstrues tjetër me pistoletë Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Ndërkohë që nuk zbaton ende urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria për gardistët që shtinë me armë në demonstratën e 21 janarit, Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi pasdite se në vijim të komunikimeve mbi demostratën e opozitës në 21 janar uniformat blu kanë identifikuar
  • Kapet në Athinë 58-vjeçari mashtrues, shiti dy herë apartamentin Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, arrestuan në Athinë shtetasin shqiptar Astrit Nuro Veraj, i dënuar për mashtrim.
  • Konfindustria: Zgjidhja e situatës kusht për zbatimin e projekteve të investitorëve Tiranë, 24 janar 2011, NOA - Konfindustria, duke marrë shkak nga ngjarjet mjaft shqetësuese që kanë pasuar situatën politike në vend i ka bërë thirrje ekzekutivit dhe të gjitha institucioneve shtetërore të gjejnë sa më parë me përgjegjshmëri zgjidhjen e situatës politike duke respektuar Kushtetutën
  • Zymtësia politike në Tiranë Menada Zaimi Analistët e shohin shumë të zymtë atmosferën politike në vend, nisur nga zhvillimet që pasuan demonstratën e dhunshme opozitare të 21 janarit.
  • Ja të gjitha masat e gjykatës, për 116 demonstrues Tiranë, 24 Janar 2011 NOA - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë konfirmoi zyrtarisht se gjatë ditës së sotme janë dhënë masat e sigurimit për 116 të arrestuarit në demonstratën e zhvilluar ditën e premte datë 21.
  • Pas Topit e Berishës, ambasadorët e BE takojnë Ramën Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas takimeve me Presidentin e Republikës të shtunën dhe me Kryeministrin, ambasadorët e vendeve të BE-së kanë nisur një takim para pak minutash me Kryetarin e Opozitës Edi Rama për të bërë të mundur gjetjen e zgjidhjes për qetësimin e situatës politike në vend të rënduar
  • Rama hedh poshtë akuzat për grusht shteti Tiranë, 24. janar 2011 - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama tha se opozita nuk dëshiron ta marrë pushtetin "me forcë" dhe "në rrugë", dhe i hodhi poshtë akuzat për grusht shtet.
  • Urgjent – Grabitje me armë në Tiranë Tiranë, 24 Janar 2011 NOA – Një grabitje me armë zjarri është tentuar para disa minutash në Tiranë, pranë ish pastiçeri “Flora’. Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se bëhet fjalë për të paktën dy persona të cilët kanë hyrë me dhunë në një argjendari dhe kanë lënduar shitësen e saj
  • Oslo, dëbohet ‘Norvegjezi i Vitit’ Oslo, 24 janar, NOA - Një azilkërkuese ruse, e cila në Norvegji është kurorëzuar si "Qytetar i Vitit", pasi shkroi një libër mbi jetën e saj si imigrante ilegale, tani përballet me dëbimin nga vendi.
  • Zbulohet demonstrues tjetër me armë zjarri Tiranë, 24 janar 2011 NOA – Një person tjetër i cili ishte i armatosur me armë zjarri të llojit pistoletë, është identifikuar mes turmës demonstruese të 21 janarit nga forcat e policisë së Tiranës.
  • Rama: Demonstratë homazh për ata që vrau pushka e Gardës Republikane Tiranë, 24 janar 2011, NOA Update - Retorika fashiste e Saliut ndaj opozitës nuk çudit askënd dhe nuk tremb as pulat në Viçidol, jo më popullin opozitar.
  • Policia: Kapet Hektor Nikolli, vrau gjatë grabitjes në autobus në 1996 Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Policia e Shtetit ka njoftuar sot kapjen në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë të 35-vjeçarit nga Dibra Hektor Nikolli, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë vjedhjes së një autobusi në vitin 1996.
  • Topi: Urgjente, dialog politik për stabilitetin e vendit Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Një ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë dhe parlamentit, dhe pas takimit me Kryetarin e Opozitës Edi Rama, Presidenti i Republikës, Bamir Topi bën thirrje për vendosjen urgjente të dialogut politik si një domosdoshmëri për qetësimin e situatës së tensionuar
  • Presidenti, “dush të ftohtë” Ramës e Berishës “Në këto momente, më shumë se asnjëherë tjetër na duhet qetësi, maturi dhe përgjegjësi politike dhe individuale, për t’i lënë kohën dhe hapësirën e nevojshme funksionimit të shtetit të së drejtës dhe instititucioneve të pavarura ligjore të tij”
  • Tentohet grabitja e një argjendarie, policia ndjek dy grabitësit Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Para pak minutash mu në mes të Tiranës dy persona kanë tentuar të grabitin një argjendari. Bëhet fjalë për një argjendari që ndodhet në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.
  • Media greke: Demonstrata, inskenim për qëllimet e Ramës Athinë, 24 Janar 2011 - Gazeta greke, To Etnos, shkruan sot se protesta e 21 janarit nuk ishte protestë qytetarësh të indinjuar, por inskenim për të përmbushur qëllimet politike të Edi Ramës.
  • Nishani konsulta me donatorët: Zbatimi i shtetit ligjor në themel të strategjisë Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka diskutuar sot me donatorët e huaj që kontribuojnë në realizimin e reformës në drejtëesi mbi draftin e strategjisë së Drejtësisë.
  • Mediat italiane: Vrasësi, brenda demonstruesve? Tiranë, 24 Janar 2011 - Televizioni italian, Canale 5, në edicionin informativ të mesditës së sotme, ka transmetuar sërish pamjet e vrasjes së një prej demonstruesve të 21 janarit, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes.
  • Rama: Të premten në protestë paqësore për shpirtrat e tre të vrarëve Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas takimit me Presidentin Bamir Topi, Kryetari i Opozitës Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se të premten e 28 janarit populli do të demonstrojë në mënyrë paqësore për të nderuar shpirtin e viktimave të pafajshme, që i ekzekutoi dora e egër e shtetit.
  • Përfundon takimi Topi-Rama mbi situatën politike në vend Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Sapo ka përfunduar takimi mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe Kryetarit të Opozitës, Edi Rama i zhvilluar në mjediset e Presidencës.
  • Del jashtë shërbimi faqja zyrtare e Presidencës Tiranë, 24 Janar 2011 NOA – Prej disa orësh, faqja zyrtare e internetit të Presidentit të Republikës është jashtë shërbimi dhe asnjë informacion aktual dhe arkivi nuk është i disponueshëm.
  • PDU: Të bashkohemi të gjithë për të dënuar dhunën Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas demonstratës së 21 janarit ku mbetën të vrarë tre nga demonstruesit dhe të plagosur dhjetëra të tjerë, Partia Drejtësi dhe Unitet i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen dhe të dënojnë ashpër këto incidente të rënda.
  • Çavushoglu: Keqardhje për dhunën politike Berisha, 24 janar, NOA - Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlud Çavushoglu ka bërë apel sot për uljen e tensioneve në Shqipëri dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.
  • Zyrtare, PDK fiton zgjedhjet me 32.40 % Prishtinë, 24 janar, NOA - Pas rivotimit në Mitrovicë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultate preliminare në nivel vendi, për subjektet politike, që garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit.
  • Berisha: Më të dobishëm kryepleqtë sesa SHISH Tiranë, 24 janar, NOA – Në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit, Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar mbrojtjen që u bënë institucionet forcat e rendit.
  • Fyle: Nuk duhet të përsëritet më dhuna Bruksel, 24 janar, NOA - Zëdhënësja e komisionerit të BE për Zgjerim, Stefan Fyle, tha sot se ngjarjet e dhunshme në demonstratën e datës 21 janar duhet të hetohen.
  • Berisha në Policinë e Shtetit: Përballuat sulm barbar Tiranë, 24 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka vlerësuar në mënyrë maksimale menaxhimin e situatës së krijuar në datën 21 janar.
  • Balla: Berisha e Basha, përgjegjës për 21 janarin Tiranë, 24 janar, NOA- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha si përgjegjësit për ngjarjet e ndodhura në datën 21 janar.
  • Njoftim nga Ministria e Financave Tiranë, 24 janar, NOA – Ministria e Financave njofton se nesër, ditën e martë, më 25 janar 2011, në orën 13.00, Ministri i Financave Ritvan Bode do të jap një konferencë për shtyp.
  • PS: Berisha, si Ben Sali, populli s’varet nga qeveria Tiranë, 24 janar, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha si personin që ka marrë në mbrojtjen gardistët që qëllun mbi peronat e armatosur në demonstratë.
  • Prokuroria kërkon lirimin e Gjin Ndreut Tiranë, 24 Janar, NOA – Prokuroria ka kërkuar sot në seancën gjyqësore për demonstruesit e datës 21 janar, që janë arrestuar nga policia, lirimin e Gjin Ndreut, personi i cili u kap në demonstratë me një pistoletë.
  • Berisha: Mos guxo si të premten, do jetë fatale Tiranë, 24 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel edhe sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos përsëris ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
  • Rama takim me Presidentin Topi Tiranë, 24 janar, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkua sot zhvillimin e një takimi me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Kërkesa e Ramës vjen pas zhvillimeve të tensionuara të ditëve të fundit.
  • Mitrovicë, nuk ka probleme pas zgjedhjeve Mitrovicë, 24 janar, NOA - Zyrtarët e strukturave politike dhe atyre të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, se situata gjatë dy javëve të fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë problem që do të reflektohej në sigurinë e përgjithshme.
  • Nis lirimi i demonstruesve, por me detyrim paraqitje Tiranë, 24 janar, NOA Update – Pasi ka komunikuar disa masa arresti me 20 ditë burg për disa demonstrues që u konfliktuan me forcat e policisë më 21 Janar, Gjykata e Tiranës, në seancën e sotme të posaçme, ka dhënë vendimin e lirimit për disa të tjerë.
  • Gjykata, të tjera masa sigurie me 20 ditë burg për demonstruesit Tiranë, 24 janar, NOA Update – Gjykata e Tiranës ka vijuar me dhënien e masës së sigurisë për demonstruesit e 21 janarit, pasi u ka akorduar nga 20 ditë burg dy të parëve prej tyre, përkatësisht Tomor Bermetës dhe Elvis Spartallit.
  • Prokuroria nuk ka dërguar në gjykatë urdhër-ndalimet Tiranë, 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Prokuroria e Përgjithshme nuk ka dërguar në gjykatë për vlerësim mase sigurie asnjë nga gjashtë urdhër ndalimet që preu parmbrëmë ndaj trupës drejtuese të Gardës së Republikës dhe dy ushtarëve të thjeshtë.
  • Bora bllokon disa zona, makinat vënë zinxhirët Tiranë, 24 janar, NOA – Reshjet e borës të dy ditëve të fundit kanë nisur të krijojnë problemet e para në zonat malore të vendit. Kështu, siç raportojnë korrespondentët e agjencisë së Lajmeve NOA, në zonën e Dibrës reshjet e dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët.
  • Urgjent/ Gjykata 20 ditë burg për 2 demonstrues Tiranë, 24 janar, NOA Update – Gjykata e Tiranës ka akorduar masat e para të sigurisë për dy demonstrues të 21 janarit, konkretisht me nga 20 ditë burg secili.
  • “Mysafirët” bëjnë kërdinë me armë, nisin ndërtime Korçë, 24 Janar 2011 NOA/ Alba Filipi – Një i dënuar në Greqi për vjedhje me armë dhe dy shokë të tij, identifikohen si autorë grabitjesh të dhunshme në Pogradec dhe sot që të tre kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës.
  • KSHH: Prokuroria, i vetmi organ i ndjekjes penale Tiranë, 24 janar, NOA – Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një deklaratë të lëshuar sot për median e ka vlerësuar organin e akuzës, si të vetmin organ të ndjekjes penale.
  • Kontrabanda, sekuestrohen 2 tonë kafe Kakavijë, 24 janar, NOA - Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë dy persona për kontrabandë kafeje, ndërsa ka sekuestruar rreth 22 ton kafe dhe 2 ton fruta (mollë).
  • Governing Party Lawmakers Create Commission To Probe Albania Violence Tirana, January 24, 2011 - Pro-government lawmakers in Albania have voted to create a special commission to investigate antigovernment unrest that the ruling authorities have described as an attempted coup.
  • Albania parties urged to resolve differences Subscribers Only Albania parties urged to resolve differences * West, president call for dialogue between main parties
  • Tunizi, policia u vërsulet sërish protestuesve Tuniz, 24 janar, NOA – Tunizia duket sërish e mbërthyer nga destabiliteti politik, ndërsa ende vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
  • Zgjedhjet në Mitrovicë, PDK 47% dhe LDK 22.6% Mitrovicë, 24 janar, NOA –Organizatat joqeveritare “Demokracia në Vëzhgim”, kanë vlerësuar se zgjedhjet e djeshme në Mitrovicë, kanë përfunduar me rezultatin 47.
  • Governing Party Lawmakers Create Commission To Probe Albania Violence Tirana, January 24, 2011 - Pro-government lawmakers in Albania have voted to create a special commission to investigate antigovernment unrest that the ruling authorities have described as an attempted coup.
  • Fletë-arrestet e gardistëve, pritje nga gjykata Tiranë, 24 janar, NOA Update – Ndërsa prej dy ditësh mazhoranca dhe opozita janë duke komentuar dhe u përplasur mbi fletë-arrestet e 6 gardistëve të Gardës së Republikës, lëshuar nga Prokuroria për demonstratën e 21 janarit, topi duket se ka kaluar në fushën e gjykatës.
  • Kush ia mbylli sytë dhe veshët SHISH-it Nga Sali Berisha* Ndaj me qytetarët shqetësimin, denoncimin, dënimin e atij akti të shëmtuar antikushtetues, që ndodhi me datën 21 janar, grushtit të shteti përpjekjet për të përmbysur me dhunë një mazhorancë legjitime.
  • KiE, nis sot seanca për raportin e Dik Martit Strasburg, 24 janar, NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nis sot sesionin ku do të diskutohet raporti për trafikim organesh në Kosovë, i hartuar nga raporteri zvicerian Dick Marty.
  • Vetëvendosje: Shkeljet e 23 janarit, si të mëparshmet .Prishtinë, 24 janar, NOA – “Ashtu sikurse më 12 dhjetor e 9 janar, edhe procesi djeshëm i rivotimit në Mitrovicë, u shoqërua me shkelje të ndryshme, edhe pse në numër dukshëm më të pakta”.
  • Pasqyra e Shtypit, 24 Janar 2011 Tiranë, 24 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin mbi reagimet e djeshme të politikës për arrestimin e gardistëve, si edhe gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit.
  • Zëdhënësja e Bushit: Punoja nga ora 4 e mëngjesit, deri në 9 të darkës Uashington, 24 janar, NOA - Dana Perino, ish-zëdhënëse e Presidentit George W. Bush i tha Zërit të Amerikës se puna si sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, për të ka qenë plot tensione.
  • Shi dhe ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb Tiranë, 24 Janar 2011 NOA – Vranesirat dhe shirat e dobet do te mbeten prezent edhe te henen ne te gjithe Shqipërinë. Shira te konsiderueshëm do te kete ne zonat jugore ndersa me intensitet me te ulet do te jene ne pjesen tjeter te vendit, ne zonat malore verilindore dhe juglindore do te kete reshje
  • Minifund seksi për Kate Moss Londër, 24 Janar NOA - Minifund dhe këmbët dinjitoze. Bëhet fjalë për Kate Moss e cila nuk ka frikë të tregojë fizikun e saj dhe të sfidojë të ftohtin në Londër.
  • Gjendet skeleti i një balene Siena, 24 Janar NOA - Skeleti fosil i një balenë është gjetur në Sinalunga (Siena), një lokalitete i Aducello dhe kjo ka ndodhur përgjatë punimeve për të ndërtuar një kompleks shkollor.
  • Del Piero, në diskutime për rinovimin e kontratës Torino, 24 Janar NOA - Alex Del Piero dhe Andrea Agnelli janë takuar dhe bisedimet kanë qenë në lidhje me kontratën e kapitenit të bardhë e zinjve.
  • LG P350 Optimus Me, një smartphone interesant Android SHBA, 24 Janar NOA - Pa pritur për Mobile World në Barcelonë, koreanët e Samsung Electronics kanë shpalosur ditën e djeshme të riun LG P350 Optimus Me, një Android 2,2, i cili i përket një klasi të mesëm të celularëve në treg.
  • Akullorja e rekordeve Itali, 24 Janar NOA - Është 2,81 metër e gjatë, super akullorja në formë konike që është paraqitur në Ekspozitën Ndërkombëtare në Rimini. Ajo është më e madhja në përmasa e realizuar ndonjëherë në mbarë botën.
  • Familja e Bob Marley fiton të drejtat e imazhit SHBA, 24 Janar NOA - Pronari i kompanisë Nevada Aleva, e cila prodhon produkte imazhi të legjendës së reggaes, do t’i duhet të paguajë një shifër prej 300 mijë dollarësh familjes së Bob Marley si dëmshpërblim.
  • Lind një celular i ri me tastierë QWERTY SHBA, 24 Janar NOA - Javët në vazhdim do të prezantohet në treg Samsungu i ri GT-C3500 (Ch@ t 350), një telefon i kategorisë së ulët, i cili dallohet nga një tastierë e tipit QËERTY tepër praktike dhe nga një ekran me prekje (në formatin QVGA dhe i madhësisë 2,4 inç) si smartphonët më të kushtueshëm
  • Robert De Niro denoncohet nga një dado SHBA, 24 Janar NOA - Robert De Niro dhe gruaja Grace Hightower, janë denoncuar nga dadoja e tyre Alexis Barry, e cila ka pohuar se çifti nuk i ka paguar punën e saj jashtë orarit të cilat janë rreth 750 orë përkujdesje ndaj 12-vjeçarit Elliot.
  • I dhurojnë pushkë për ditëlindje, 14-vjeçari vret të gjithë familjen SHBA, 24 Janar NOA - I dhuruan një pushkë për ditëlindjen e tij. Dhe ai, 14 vjeç, e përdori për të vrarë babanë, gjyshen dhe hallën, të gjithë me nga një plumb në kokë.
  • Zimbabve, gati një e treta e zgjedhësve kanë vdekur Zimbabve, 24 Janar NOA - Pothuajse një e treta, ose 27% e anëtarëve të listuar në listën zgjedhore në Zimbabve janë ndarë nga jeta, ndërsa më shumë se 2 mijë të tjerë rezultojnë të kenë jetuar shumë vite më përpara.
  • Restoranti që ofron mish luani Tucson, 24 Janar NOA - Një restorant i Tucson, në Arizona, ka vendosur që të gjithçka të ketë synimin në menynë e saj. Ai është hapur rreth gjashtë muaj më parë dhe quhet “Boca Tacos y Tequila” dhe ka shërbyer tashmë pjata me bazë mishi pitoni, kanguri dhe gjarpri me zile.