English

KiE, nis sot seanca për raportin e Dik Martit

Strasburg, 24 janar, NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nis sot sesionin ku do të diskutohet raporti për trafikim organesh në Kosovë, i hartuar nga raporteri zvicerian Dick Marty.

Ndërsa pas dy ditësh, gjatë kësaj seance është raportuar pjesëmarrja e presidentit serb Boris Tadiç, edhe pala shqiptare do të jetë e përfaqësuar me një delegacion të posaçëm parlamentarësh nga Shqipëria, i përbërë konkretisht nga Ilir Rusmaili, Shpëtim Idrizi, Lajla Përnaska dhe Arben Ahmetaj.

Kurse në datën 27 janar është parashikuar që në punimet e kësaj Asambleje të shkojë edhe vetë kryeminstri shqiptar, Sali Berisha

Por edhe Kosova ka paralajmëruar pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, megjithëse nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.

Por meqë këtë radhë përmendet emri i saj dhe bëhet fjalë për të, atëherë Kosova lejohet që të jetë e pranishme.

n.e/NOA

KOMENTE