Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Puçistët vijojnë skenarin B edhe më i mjerë se ai A
English

Kryeministri: Puçistët vijojnë skenarin B edhe më i mjerë se ai A

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas akuzave të forta të mbrëmjes së shkuar ndaj Kryeprokurores Ina Rama, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi, gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria vazhdon të kryejë detyrat e saj, ndonëse puçistët po vazhdojnë me skenarët e tyre të dështuar, për të cilët premtoi, do të marrin përgjigjen e merituar. “Ndonëse puçistët vazhdojnë skenarin e tyre, ne do të vazhdojmë detyrat tona si qeveri. Them vazhdojnë, sepse Prokurorja e Përgjithshme pa asnjë hetim, ka urdhëruar vënien nën arrest të të gjithë zinxhirit të Gardës së Republikës, sot ka urdhëruar ndjekjen në gjendje të lirë të njërit prej kryeterroristëve dhe kryebanditëve, të personit që është filmuar dhe fotografuar nga media, shqiptare dhe e huaj, me revolver në brez tek dera e kryeministrisë”, tha kryeministri, për personin i cili quhet Gjin Ndreu. Kryeministri u shpreh se në dy ditët e fundit puçistët po përdorin skenarin B, që sipas tij është më i trishtë, më i mjerë dhe më i dështuar sesa skenari A i tyre. “Pas dështimit në fazën A të grushtit të shtetit, një përpjekje në të cilën Edvin Kristaq Rama në një çmenduri të papërmbajtur për pushtet u vërsul për ta marrë atë me dhunë pas 87 vitesh në këtë vend. Për të marrë pushtetin rrethoi për 5 orë rresht Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin me kriminelë, banditë, trafikantë, delinkuentë. Për 5 orë rresht priste me padurim nga lokalet e Fidelit që të mund të vinte dhe të ulej në karrigen e Sali Berishës me bashibozuke dhe banditë. Për 5 orë rresht fërkonte duart nga gëzimi, hidhej dhe vetë pas çdo guri që kërciste mbi kokat e trupat e oficerëve të policisë dhe gardistëve të vendit, e pas çdo bombe Molotov”, nënvizoi zoti Berisha. Ai vijoi duke thënë se “Unë dua t’i them zonjës Prokurore të Përgjithshme se ajo Gardë Republike që ti kërkon ta dekapitosh për qëllime të tuat të mbron edhe ty, ka detyrë të të mbrojë dhe ty, të ka mbrojtur dhe do të të mbrojë sërish, të jesh e sigurt, deri sa të mbash atë post”. Më tej gjatë fjalës së tij shefi i ekzekutivit ritheksoi se është i domosdoshëm një hetim i ndershëm dhe i paanshëm i ngjarjeve që ndodhën para selisë së Kryeministrisë më 21 janar. Në këtë kontekst, Kryeministri bëri me dije se i ka kërkuar vendeve mike të ndihmojnë me ekspertë të tyre në hetimin e plotë të të gjitha rrethanave. “E kam theksuar dje dhe e theksoj sërish se në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë njeri, por në një grusht shteti mund të vriten 3, 5, 30, mund të vriten të gjithë ata që synojnë të përmbysin me dhunë një qeveri të ligjshme. Ky është rregull. Rregulli është që një qeveri e ligjshme nuk mund të përmbyset kurrë me dhunë”, tha kryeministri Berisha. Duke folur për kreun e opozitës, ai ritheksoi se “Unë, sërish, dua t’i kujtoj Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi ka organizuar krimin më të shëmtuar në historinë e këtij vendi, përpjekjen për të përmbysur me dhunë një qeveri legjitime, çdo ditë nga dritarja e tij ka dëshmuar se nuk ka as edhe një milimetër pendesë dhe tërheqje, se në rast se vazhdon kështu do t’i ketë kohërat më të vështira që mund të imagjinojë. Unë dua ta garantoj atë se ai dhe çdo puçist tjetër do marrë përgjigjen e merituar të puçistit. Nuk kam shkuar më tutje, ndonëse ekzistojnë të gjitha mjetet dhe mundësitë, sepse kam menduar, mendoj dhe besoj, se hetimi do të nxjerrë në dritë gjithçka dhe se puçisti do të nxjerrë mësimin e duhur që kurrë më puç nuk mund të imagjinojë”, shtoi kryeministri. mit/NOA

KOMENTE