Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush ia mbylli sytë dhe veshët SHISH-it
English

Kush ia mbylli sytë dhe veshët SHISH-it

Nga Sali Berisha*

Ndaj me qytetarët shqetësimin, denoncimin, dënimin e atij akti të shëmtuar antikushtetues, që ndodhi me datën 21 janar, grushtit të shteti përpjekjet për të përmbysur me dhunë një mazhorancë legjitime. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, sepse pas 86 vitesh, përsërit me kancelarin shqiptare grushtin e shteti. Kjo është përpjekja e dytë në historinë e këtij vendi për grusht shteti. Në 24-tën aventurierët politikë rrëzuan me grusht shteti kryeministrin e zgjedhur me votën e shqiptarëve. Njeriun që pasi organizoi Kongresin e Lushnjës, kongresin e konkretizimit të pavarësisë së Shqipërisë, fitoi zgjedhjet, një grusht aventurierësh politik e përmbysën me dhunë dhe i morën pushtetin.

Histori prapa ka qenë ndër më të dhimbshmet, kemi përjetuar mbretërinë, për periudhën dhe përpjekjet vlerësimet unë i kam shprehur, erdhën pushtimet, erdhi diktatura, por grushtet shteti të tjera ky vend nuk ka pasur. Ky ishte i dyti në historinë tonë. Është 86 herë apo 87 herë më i turpshëm se i pari, sepse në atë kohë shteti ishte në hapat e para, kurse tani shteti, vendi, është anëtar i NATO-s.

Ky grusht shteti paraparin përpjekjet për të përmbysur me dhunë mazhorancën aktuale, në format e ndryshme është zhvilluar për një kohë të gjatë. Ajo që ju patë dhe që panë të gjithë shqiptarët, ishte përpjekja fundit, me turpshmja, me shëmtuara, më kriminalja . Edvin Kristaq Rama, pas humbjes së zgjedhjeve do të bënte çdo gjë, që atë që nuk e fitoi dot me votë, ta fitonte me rrugë të tjera të turpshme deri edhe kriminale e antikushtetuese.

Pasi do të bënte gjithçka për të parandaluar koalicion Parti Demokratike - Lëvizje Socialiste për Integrim dhe do të dështonte, atëherë zgjodhi të gjitha rrugët e tjera. Ju referua Nolit dhe aventurës së tij politike, filloi tu citojë shqiptarëve fjalimet e tij dhe aluduan haptas se Ahmet Zogun e ri, do ta shporrim me forcë, se qeverinë e pykave do ta përmbysim. Natyrisht kohëra krejtësisht të tjera. Zoti Rama vendosi në kohën e gabuar, një ngjarje të gabuar. Më vonë bëri çdo përpjekje me të gjitha format që Lëvizjen Socialiste për Integrim ta shkëpuste nga koalicioni. I ofroi zotit Meta në mënyrë të përsëritur postin e kryeministri dhe çdo post tjetër. Mori refuzimin e tij kategorik, me moralin, që ky koalicion me të cilin jam unë sot, ka fituar shumicën e votave të shqiptarëve dhe ne nuk mund të bëjmë kombinime.

Unë jam me këtë koalicion, ka qenë përgjigja e kryetarit të LSI-së, sepse këta kanë fituar shumicën dhe këtyre ju takon krijimi i qeverisë. Pasi dështoi në përpjekje të jashtëzakonshme në këtë aspekt, vazhdoi betejën e tij të marrjes me çdo kusht, me çdo çmim të pushtetit.

Komuniteti Ndërkombëtar në ligjin dhe moralin e të cilit është toleranca mirëkuptimi, bëri përpjekjet me serioze, por zoti Rama kishte vetëm një axhendë, karrigen e kryeministrit dhe asnjë axhendë tjetër.

Unë ju kam deklaruar shqiptarëve në këtë platformë se do të jem krenar gjithmonë, me zgjedhjet e 29 qershorit, por do te ndihem edhe më krenar me vendosmërinë time për të mbrojtur votën e tyre. Dua t’ju garantoj të dashur qytetarë dhe qytetare, se kurrë, sa të jetë në politikë Edvin Kristaq Rama, nuk do të mund të njohë votën tuaj dhe duhet tu them haptas se, bëra gjithçka për të gjetur një zgjidhje, se me ndershmërinë absolute, isha i gatshëm të numëroja çdo votë. Këtë po, por duhej mekanizmi ligjor, duhej gjykata, por nuk isha kurrë i gatshëm të prekja anën sekrete të votës.

Atë nuk e prek kurrë, sepse nëse unë prekja anën sekrete të votës, ju sot nuk votonit kurrë më të lirë, dhe ana sekrete e votës ishin të dhënat personale, që ai kërkonte për votën tuaj. Këtë ai nuk mund ta bënte kurrë. Si një zyrtarë politik prej 20 vitesh, eksperienca ime më e madhe janë zgjedhjet në të gjitha variantet dhe ai pasi dështoi me vizat, hoqi dorë nga kutitë dhe tani i duhej sekreti, por fatmirësisht sekreti i votës është i mbrojtur me direktivën e kodit të zgjedhjeve, të ndershme dhe të lira, të kodit të Venecias. Ai, thotë kodi, nuk mund të preket. Po e preke atë ke prekur ndershmërinë e zgjedhjeve që vijnë, ndaj dhe beteja ishte për sekretin, sekretin e votës nuk mund t’ia jepja kurrë, sepse nuk e marr vetë, në mënyrën më absolute pasi atë nuk mund ta preke njeri, sepse është i juaji dhe për tu ruajtur ka rregullat e veta në të gjithë botën e lirë. Por duhet tu garantoj se ky shok, nuk do të respektojë kurrë votën tuaj, derisa të mund të ulet në atë karrige të kryeministrit, që ju nuk ia jepni dhe ju e keni faktuar se nuk ia jepni.

Një javë më parë nga kjo platformë, përfaqësuesi i minorancës, u ka bërë një thirrje patetike të rinjve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, mësuesve shqiptarë, mjekëve shqiptarë, nënave, baballarëve, grave, burrave, bashkohuni. Unë nuk mund të vazhdoj më tej pa u shprehur mirënjohjen time më të thellë, studenteve shqiptarë, studenteve shqiptare, të rejave të Shqipërisë, pensionistëve të Shqipërisë, qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Tiranës. Që ditën e pucit, u gjetën aty ku duhej, përcollën me përçmim dhe indiferencë thirrjen e krye aventurierëve, kjo natyrisht nuk pengoi zhvillimin e tij, por kontribuoi thellësisht në dështimin e tij. Pasi dështoi me të gjitha format, u kthye tek dhuna. Montoi një video, një bisedë midis zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit Prifti. Në këtë video, natyrisht skenari nuk plotësohej dot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin. Skenari kompletohej po të dilte koka, kryeministri dhe paraqet në këtë video me çakallin e tij, një manipulim të ulët, sikur bisedohej për atë që nuk ishte biseduar kurrë. Natyrisht kjo ishte një gjë shumë e rëndë dhe që imitonte në njëfarë mënyrë skenarin hungarez të kryeministrit hungarez. Por kryeministri hungarez ishte në zërin e tij, po fliste në grupin parlamentarë, kishte bërë një deklaratë me disa të vërteta brenda dhe që njerëzit u revoltuan kur morën vesh për ato që kryeministri kishte thënë.

Kurse këtu kryeministri nuk ishte fare dhe pjesa e dytë e videos të dashur qytetarë dhe qytetare, e manipuluar më fort se e para, paraqiste manipulime të tjera. Në pjesën e parë u implikua kryeministri, në pjesën e dytë duhej bashkëshortja e kryeministrit dhe aty ku ishte Llambi, qartë në ekran shkruhej Lili, se mund ta hanin shqiptarët. Pra ndërroi gjinia, ndërroi çdo gjë, në mënyrë që të kompletohej e plotë akuza ndaj familjes së kryeministrit dhe njerëzit kishin të drejtë, sepse një kryeministër me bashkëshorten e tij kishin shkelur rregulla etike, etj.

Ishte i lehtë konstatimi, kishte disa montime, jua kam thënë vetë përpara. Natyrisht të zënë ngushtë nga ky akt i shëmtuar, Top Channel u detyrua të japë segmentin për kryeministrin, ku bëhej fjalë për emërimin e drejtorit të KESH-it dhe nuk kishte asnjë lidhje me hidrocentralin. Nuk dha pjesët e tjera, pjesët e tjera shkuan në prokurori dhe zëvendëskryeministri Meta, që në fillim i dërgoi të nesërmen një letër Kryetares së Parlamentit ku i thoshte se nuk kam imunitet, kërkoi dorëheqjen, i thash jo se ka montim, doli montimi dhe ai të mesmen më tha se dorëheqjen e kam të pa revokueshme dhe për mendimin tim ishte dinjitoz. Tha se nuk shkon që të ulem para një djali apo vajze, burri apo gruaje prokuror, si zëvendëskryeministër, unë dua të ulem aty si qytetari Ilir Meta.

Tani unë ju pyes ju të dashur qytetarë dhe qytetare, të dashur bashkëkombës

A janë këto standarde të një vendi të lirë. A janë këto standarde të një qeverie demokratike, ta supozojmë sikur është 100% e vërtetë video, cila qeveri ka dhënë dorëheqje për një ministër, kur ky ministër është paraqitur para organeve të drejtësisë. Por ky është një standard që kur ka ardhur. Ka dalë një problem ka shkuar dhe e ka sqaruar. Cili ka qenë reagimi i zotit Rama? E para se video nuk është e montuar, e dyta zoti Meta është fajtor, sepse duke dhënë dorëheqjen mori përgjegjësinë. Këto dy të pavërteta absolute. Mbi këtë bazë për të realizuar grushtin e tij të shteti, aktin më të turpshëm në historinë kombëtare, që nga viti 24 e deri më sot, por viti 24 ishte gjithsej 11 vjet nga pavarësia dhe kuptohet, që shteti ishte në formim e sipër,Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, ju thotë se video nuk është e manipuluar, cakton datën 21 për demonstratë dhe deklaron se popullin nuk do e kontrolloj. Leitnatët e tij, haptas deklarojnë se do të përmbysim qeverinë, shqiptarët kanë dëgjuar këtu se , çfarë ultimatumesh na u dhanë të gjithëve ne. Kisha vetëm një përgjigje këlyshët e bllokut lehën , por që nuk kafshojnë. Në kuptimin se nuk përmbysin dot. U bë çdo gjë që të bllokohem në fjalën time, në mënyrë të veçantë kur unë ndalesha tek disa çështje vlerash, sepse rëndomtë më ndodh që më thonë njerëzit Sali mos u merr me të.

Me se të mos merrem? Të dashur qytetar po ju shtroj një pyetje këtu, në qoftë se në qytetin apo komunën tuaj, njëri nga bashkëqytetarët apo bashkëfshatarët, do të dilte zhveshur me të shoqen në plazh, çfarë do të thoshit ju për të? A do e tregonit ju me gisht atë? Unë jam i pari njëri kundër çdo lloj linçimi, por prapë disa vlera janë të përbashkëta. Nëse ju të dashur qytetar një bashkëqytetari juaj i lagjes, i bllokut i qytetit tuaj, do të shkonte në gjykatë dhe do të thoshte se fëmijën nuk e njoh, se është i babait tim, por nuk do të pranonte të bënte analizën për të faktuar një akuzë të tmerrshme që lëshon mbi të atin, atëherë çfarë do ti thoshit ju këtij qytetari, qoftë ai mjek, punëtorë, inxhinier, arsimtarë, peshkatarë, zejtar apo çfarëdo qoftë, a do ta tregonit të gjithë me gisht. Po pse nuk u thoka kjo për një njeri që është kaq lart politikisht, sa më lart të shkosh aq më keq bëhet. Unë këtë kam çështje vlere, i pëlqen si pëlqen e kam çështje ndërgjegje. Unë nuk mund të pajtohem me këto dhe të tjera. Nuk kam sajuar dhe nuk do të sajoj kurrë qoftë edhe një akuzë të vetme jo reale ndaj kundërshtarëve të mi, ka sajuar ka montuar ka bërë çdo gjë kundër meje dhe në fund e bëri edhe Llambin grua, i vuri edhe emrin Lili të bashkëshortes sime dhe do tua paraqiste shqiptarëve se dhe ajo ishte e implikuar në një problem. Kjo ishte rruga që ai zgjodhi për të marrë karrigen time. Ditën para grushtit të shteti në intervistën time televizive, kam deklaruar se do të respektohet tërësisht dhe plotësisht protesta e opozitës. E deklaroj prapë këtu se do të respektohet plotësisht dhe tërësisht e drejta e opozitës për të protestuar dhe e çdo shqiptari. Nuk lëvizim ne nga këto vlera, kurrsesi, por do të marrë përgjigjen ligjore çdo dhunë. Të dhënat ishin të gjithanshme. Gramos Ruçi, Skënder Gjinushi dhe leitnantët e tjerë të tij ndanin para nga të katër anët. Paratë ndaheshin, një zarf për transportin rrugor, zarfi tjetër për dhunën. Zarfi i transportit kishte 10-20 mije lekë sipas distancës ndërsa zarfi tjetër kishte 200-300 mije lek për gurët, hurin, eksplozivin etj. Të dhënat i kishim të plota se do të përdorin eksploziv , se do të përdorin gurë, se do përdorin hunj dhe se do të marrin Kryeministrinë, Parlamentin Televizionin Publik dhe disa ministri të rëndësishme, por këto ishin objektivat.

Filloi protesta sipas skenarit, para se të vijnë pranë Hotel Dajtit, filluan të shpërndajnë hunj, u shpërnda thuhet një lloj droge sintetike, për këtë duhet të bëhen analizat se për këtë nuk kam dijeni, u shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera.

Pasi mbarova një drekë me një ambasadorë të një vendi mik, u ktheva në zyrë , sepse e kisha ditë pune, por edhe po të mos jetë ditë pune, unë do të kthehesha në zyrë, sepse më ishte rrethuar zyra dhe po u rrethua zyra unë aty duhet të jem aty. Zoti Rama pasi dha shenjë sulmoni, u instalua në lokalin e Fidelit. Pesë orë ka vazhduar në mënyrën më barbare sulmi ndaj kryeministrisë. Pesë orë lideri i opozitës komandonte sulmin, pesë orë terrori më i paparë mbi ata policë,anëtarë të forcave të rendit, profesionistë të shkëlqyer, që kanë bërë punën me të jashtëzakonshme në tërësi për të marrë shqiptarët vizat, janë përleshur me bandat më të egra, kanë fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve dhe një grup 200-300 vetë i gjuante ata me barbari, sikur të ishin kriminelët më të mëdhenj, për krimin që bënin se mbronin Këshillin e Ministrave, institucionet kushtetuese të vendit. Ndërkohë puçisti nga zyra karshi, ngrihej dhe i dukej se po i vinte momenti të ulej në karrigen time. Pesë orë nuk lëvizi vendit, i bindur se minuta e shumë pritur do të vinte. Një bllokmen tjetër i ri, sipas një informacioni, merr makinën që patë ju, e sjell dhe tani duhej mjeti për të hapur me makinë derën e kryeministrisë, për të hyrë brenda në kryeministri.

E vërteta është se ajo kryeministri nuk mund të merrej kurrë, sepse ajo kishte një mbrojtje absolute të gjithë punonjësit e saj ishin brenda, njësitë e gardës ishin brenda, sipër dhe nga të katër anët, ajo nuk mund të merrej kurrë ishte në një mbrojtje totale. Ishte një marrëzi, një çmenduari e një njeriu të çmenduar që nuk njeh asnjë lloj rregulli dhe kufizimi, përveç verbërisë për tu ulur në karrigen time me forcë me dhunë.

Garda e Republikës, e cila është e vetmja forcë që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda gardhit ka qëlluar në ajër, nuk ka mbetur njëri i vrarë ,ndonëse hynë njerëz brenda territorit, fatmirësish nuk mbeti njëri aty. Më vonë u shpallën nga organizatorët se ka këto të vdekur , nga Spitali Ushtarak u informova për viktimat, puci dështoi, zoti Rama ,mbeti në karrigen e Fidelit, nuk mori dot karrigen e kryeministrit. Ky përben aktin e dytë të grushtit të shteti të dështuar në historinë e shtetit shqiptarë. Në një grusht shteti, mund të mos vritet askush, mund të vriten tre, mund të vriten tridhjetë, mund të vriten dhe më shumë, ai që hyn në grusht shteti, ai duhet ta kuptojë se i ka hyrë fataliteteve. Grushti i shteti është grusht shteti, kryeministri i vendit ishte në vendin e tij, i fluturonin plumbat mbi seli, nuk mund të largohesha përkundrazi erdha në zyra siç thashë që isha në një drekë me një ambasador. Ndiej keqardhje të madhe për tre të vrarët, nuk do të donim asnjë, kush i vrau si u vranë, gjeja e parë që kam bërë pasi ju kam shprehur familjeve ngushëllimet, i kam kërkuar prokurorisë hetim të plotë, për të zbardhur të gjitha rrethanat, mendova se pasi ishte një mori e pafundme kamerash dhe fotografësh nuk do të ishte e vështirë të qartësohej gjithçka. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm ti dorëzojë prokurorisë të gjithë sistemin e filmimit përreth që ka kryeministra të vetin.

Meqë jam këtu dua të garantoj familjarët se organizatori i vrasjes së tyre ka vetëm një emër, ky është Edvin Rama. Vdiqën të paguar apo të pa paguar ata njerëz shpirti i tyre e di, le të gjeje paqen e merituar, por unë jam kryeministër i një vendi të lirë. Në çdo rrethanë unë do të kërkoj hetimin për çdo jetë të humbur kudo që të ndodhë dhe kërkova hetim prokurorisë, garantova se do të ketë ço lehtësi në këtë hetim, besoj se kjo ishte detyra. Dje në mëngjes të dashur qytetar dhe qytetare gjendem para një situate tërësisht të re.

Prokuroria e shteti në një kohë të rrufeshme dhjetë orë gjithsej nga darka që dështoi grushti deri në orët më të para të mëngjesit, kishe lëshuar 7 urdhër arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së gardës, nga Komandanti i Gardës deri tek ai që ishte në fushë. Ministri më informon, zoti Rama sinkronisht paralajmëron miting për horrat e gardës dhe kjo ishte një situatë jashtëzakonisht të veçantë. Ministri i kërkon Prokurores së Përgjithshëm se që të gjithë ata që kërkon do të vijnë për hetim, por të arrestohet i gjithë zinxhiri i drejtimit të komandës së gardës do të thotë të dekapitosh mbrojtjen e institucioneve, do të thotë të dënosh kolektivisht. Ju garantoj që secili prej tyre, jo që s’ka ndërmend të lëvizë nga vendi, por do të vijë të dëshmojë sa here ta thërrisni ju për hetim. Por nuk kishte filluar asnjë hetim, as balistikë, as këqyrje vendi asgjë prej gjejë.

Pastaj një korrespondencë mes institucioneve dhe pasdite Prokurorja e Përgjithshëm merr ne telefon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe i kërkon të ekzekutojë vendimin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i thotë, zonjë i ke me lapsuse, gabime teknike dhe unë vendim me lapsuse,nuk ekzekutoj ndaj po i ri kthej ti rregullosh. 30 minuta më pas del kryetari i opozitës Edi Rama del në konferencë për shtyp dhe thotë se prokurores i kthehet urdhri , sepse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se janë lapsuse, nuk besoj se kjo është mënyra e hetimit të paanshëm.

Meqë jam këtu, unë para familjeve të tyre, sepse njëra nga ata familje përfaqësoi të gjitha familjet, përzuri nga dhoma njërin duke i thënë kriminel na vrave vëllain ik, dhe as u skuq e a as u zverdh, por doli para mediave dhe tha se Shqipërisë i duhen dëshmorë. Është e regjistruar kjo gjë, por dua tu them këtyre familjeve se në mënyrë absolute, do të behet një hetim më i plotë dhe më i miri, se çfarë përgjegjësie i vini ju Edi Ramës, që ftoni njerëzit tuaj për në grusht shteti, ajo është në tagrin tuaj, përgjegjësia ime është që të bëhet hetim i plotë. Dhe unë sot i kam kërkuar Trupit Diplomatik, që të ndihmojnë me ekspertët më të mirë dhe ne kemi miq të mirë që të vijnë dhe të zbardhin tërësisht të vërtetën e këtyre vrasjeve. Ky është zotimi im para familjeve të këtyre viktimave për rrethanat që ata kanë marrë plumbat, për të tjerat le të gjykojnë ata vetë.

Por dua të informoj shqiptarët se nëse janë lëshuar gjashtë urdhra arresti për dënim kolektiv, për zinxhirin e komandës së gardës, nuk është marrë asnjë në përgjegjës apo të pyetet, asgjë nga organizatorët, as ata që kanë deklaruar se na duhen 13 mijë të vdekur, as ata që kanë deklaruar se na duhen martirë dhe Shqipëria të nderohet me martir të rinj, as ata që kanë deklaruar se popullin nuk do e kontrollojmë por do të bejë atë që do, as atë që drejtoi grushtin e shteti nga lokali i Fidelit, as atë që urdhëroi momentin, sulmin mbi kryeministrinë, që e patën të gjithë, as ata që dhanë para dhe rekrutuan bashibuzukë dhe mercenare, përkundrazi drekojnë rëndshëm me anëtarë të prokurorisë. Pra mendoj se ky është një gabim fatal.

Zonjë, që kur je ulur në atë karrige deri më sot ke hapur me dhjetëra procese me administratën dhe qeverinë, të kam përgëzuar, të përgëzoj dhe do të të përgëzoj çdo akt të tillë, sepse ky është interesi jetik i mazhorancës, ky është interesi jetik i vendit, por asimetrizmi yt politik në fushën e krimit ekonomik nuk u gjet kurë, nuk mund të pranohet kurrë në fushën e një grushti shteti, që përsëriten në Shqipëri pas 87 vitesh. Është akti më i shëmtuar, ky është akti më i turpshëm me kriminal me antikushtetues. Kjo është një mazhorancë legjitime, është një mazhorancë, e cila ka një axhendë dhe po bën gjithçka për të konkretizuar këtë axhendë ndaj dhe të mbash një qëndrim të tillë ndaj grushtit të shteti, ky është absolutisht anësi me pasoja fatale, shumë të këqija dhe të rënda. Nëqoftëse të parin e toleroj të dytin jo, sepse nuk janë më në lojë probleme të mazhorancës apo të kryeministrit, këtu janë në loja fate madhore të kombit të shoqërisë së shteti. Kjo është shumë shumë e rëndë.

Zonja dhe zotërinj

Që po përgatitej dhuna këtë e ka ditur çdo shqiptarë. Që të gjithë ju , unë, kemi marrë të dhëna dhe informata të gjithanshme se po ndaheshin para,se po paguheshin se po shkohej derë më derë dhe po ju bëhej thirrje, por këtë të dhënë një institucion në Shqipëri nuk e kishte marrë, dhe ky është Shërbimi Informativ Shqiptarë, në të cilin taksapaguesit shqiptarë paguajnë jo më pak se 1 mijë vetë. Ky nuk kishte të dhëna, të gjitha agjensitë e huaja mike kishin shprehur shqetësimin e tyre për ecurinë. Me datën 20 me shkresë zyrtare SHISH me shkrim, i dërgon zero të dhëna policisë së shteti. Çfarë e shurdhoi dhe çfarë e verboi, çfarë ju mbylli sytë dhe çfarë ju mbylli veshët, këtij shërbimi, kjo është punë e tij. Ndaj në këto rrethana , kur që nga pardje deri më sot ka vetëm zotime të aventurierit dhe puçistit se do të vazhdojë puçet dhe aventurën, në këto rrethana kur ditën për drekë në sytë e të gjithë botës pesë orë rresht kryeministri i vendit u sulmua nga kryetari i opozitës për ti marrë karrigen, në këto rrethana, kur gjenden para faktit se i vetmi moment hetimi është ndëshkimi kolektiv i të gjithë zinxhirit të gardës . Në këto rrethana kur agjencia kryesore e shërbimit ka dhënë zero të dhëna, sepse shërbimi ushtarak ka dhënë të dhënat e tij, SHISH i jep zero të dhëna policisë.

Unë ju ftoj ju të ngrini një komision hetimor parlamentarë për të hetuar të gjithë mekanizmin e organizmit të këtij puci. Garantoj prokurorinë se nuk do të ketë asnjë pengim në hetimin e saj, garantoj familjet e viktimave se do të kërkoj ndihmën më të kualifikuar ndërkombëtarë për të zbardhur të vërtetën e rrethanave të vrasjes së njerëzve të tyre. Garantoj shqiptarë se rendi kushtetues do të respektohet plotësisht,se shteti ligjor do të funksionojë plotësisht, se asgjë nuk është në rrezik, por dëmi është shumë i madh. Pas 87 vitesh një grusht aventurierësh ndërmarrin aktit kriminal të turpshëm për të rrezuar një qeveri legjitime. Garantoj Edvin Kristaq Ramën se në rrethimin pesë orësh që i bërë kryeministrit të vendit për ti marrë karrigen, ke tejkaluar gjithçka në këtë botë, ke tejkaluar të gjitha limitet. Ligjet, kushtetuta e vendit demokratik, mos tento më se në mënyrë absolute do të marrsh përgjigjen e merituar të një puçisti. Uroj dhe dëshiroj në interesin më të mirë që dështimi i turpshëm i rrethimit të një kryeministri dhe Këshillit të Ministrave të të behet një mësim për të mos përsëritur me ngjarje te tilla. Ligji do të rivendoset plotësisht. Mos gabo të rrethosh institucionet, këto janë institucione të burrave dhe grave që janë vendosur aty me votën e lirë të shqiptare, këto janë institucione të një vendi anëtarë të NATO-s. Kë to janë institucione që nuk mbrohen vetëm nga heronjtë e gardës dhe të policisë, pro nga të gjithë punonjësit e tyre. Nuk mundet që një aventurë e turpshme, e pa ndodhur në Europë, sepse pas luftës së dytë botëror u përmbysë sistemi dhe ndodhi edhe në Shqipëri, por nuk kaloi në grushte shteti, ky proces epokal dhe historik nuk u bë me grushte shteti , ky proces epokal dhe historik u bë me procedura, të cilat realizoi dhe shembi një sistem nga më të rëndët dhe më mizoret dhe tani pas 20 vitesh një grusht bllokmenësh të ri, nuk duan votën e shqiptarëve ata duan pushtetin me çdo kushte

Falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët e Tiranë që me indiference e tyre bene te dështoi ky puç shteti, por falënderoj dhe ata socialiste, që panë ne sy kurthin e turpshëm. Kur panë se kishin ardhur për karrigen e kryetarit me dhune, jo që nuk qëndruan afër po qëndruan tek Hotel Dajti e tutje, i thanë kryetarit rri ti me bashibuzuket e tu. Natyrisht dëmi është bërë, duhet shumë punë për ta rikuperuar , le të punojmë së bashku ne me qytetarët. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve që unë e shtyva manifestimin paqësor të ditës së mërkurë, por mora për bazë një kërkesë të miqve, partnereve të Shqipërisë, të cilët duan stabilitet këtu pasi kanë këtu miliarda investime dhe kanë ndihmuar këtë vend për të përshkruar distancën më të gjatë në një kohë më të shkurtër se çdo vend tjetër.

*Fjala e kryeministrit shqiptar gjatë seancës së djeshme plenare

KOMENTE