Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitrovicë, nuk ka probleme pas zgjedhjeve
English

Mitrovicë, nuk ka probleme pas zgjedhjeve

Mitrovicë, 24 janar, NOA - Zyrtarët e strukturave politike dhe atyre të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, se situata gjatë dy javëve të fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë problem që do të reflektohej në sigurinë e përgjithshme.

Incidenti i vetëm që u përmend ishte sulmi ndaj tre pjesëtarëve të EULEX it që ka ndodhur në veri. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se në përgjithësi ka qenë një situatë e qetë. Ai dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it, duke theksuar se dhuna është e papranueshme, andaj autoriteteve u bëri thirrje që të angazhohen që sa më parë të sqarohen rrethanat e këtij incidenti.

Ndërkaq, lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë, ai e vlerësoi si shumë të qetë dhe demokratik. "Edhe fushata dhe dita e votimeve ka kaluar pa asnjë incident. Kjo ka ndikuar që të krijohet një imazh më i mirë për zgjedhjet në përgjithësi në vend". Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka folur për procesin zgjedhor, duke thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe në kuadër të standardeve demokratike. "Ditëve të fundit Mitrovica ishte vërshuar prej kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, të cilët në mënyrën më demokratike kanë kërkuar votat".

Ai tha se në ditën e votimit ka pasur probleme në Shalë të Bajgorës për shkak te reshjeve të mëdha të borës. Por sqaroi se atje janë angazhuar edhe kompani shtesë për pastrimin e borës, të cilat kanë bërë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Zyrtarët e policisë procesin zgjedhor e kanë vlerësuar të qetë dhe pa asnjë incident.

NOA

KOMENTE