Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama takim me Presidentin Topi
English

Rama takim me Presidentin Topi

Tiranë, 24 janar, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkua sot zhvillimin e një takimi me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Kërkesa e Ramës vjen pas zhvillimeve të tensionuara të ditëve të fundit.

Sipas burimeve nga Partia Socialiste, kreu i shtetit do të presë kreun e PS-së në takim sot në orën 13:30. Pas demonstratës së dhunshme problemet janë komplikuar dhe me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit. Duket se këto shqetësime do të jenë dhe temë e takimit Topi-Rama.

Në lidhje me rolin e Presidentit gjatë këtyre ditëve, Rama thadje gjatë një takimi me gazetarët, se kreu i shtetit ai ka një konrnizë të caktuar kushtetuese.

“Përsa i përket Presidentit të Republikës, unë jam absolutisht besimplotë që Presidenti është plotësisht i informuar dhe tërësisht i shqetësuar për situatën. Por të mos e harrojmë që Presidenti ka një kornizë kushtetuese në të cilën vepron. Çdo kërkesë, apo çdo dëshirë apo çdo nxitim për të parë Presidentin të dalë jashtë kësaj kornize kushtetuese tregon në fakt një gjë, faktin që këtu shteti ka rënë dhe kanë mbetur dy tre ishuj të izoluar që vazhdojnë të mbajnë në këmbë pluralizmin”, tha dje Rama.

a.k/NOA

KOMENTE