English

Rifillon saga Matrix

SHBA, 25 Janar NOA - Neo është gati për t'u kthyer me dy filma të rinj në sagën e Matrix. Lajmi është njoftuar nga vetë , i cili ka folur në London School Of Performing Arts.

Aktori tashmë kishte folur dhe me vëllezërit Wachowski dhe me sa duket sipas “Digital Spy” është arritur një marrëveshje në parim mes të treve, në lidhje me fillimin e xhirimeve. Megjithatë, projekti nuk do të zbatohet për një kohë shumë të shkurtër dhe kjo si pasojë e angazhimeve të dy drejtorëve. Në fakt, para se të kthehen sërish në sagën e Matrix, vëllezërit Wachowski, krijuesit e trilogjisë Sci-fi që tashmë është kthyer në një kult, do të përfundojë punën në “Cloud Atlas”, në filmin fantastiko-shkencor të marrë nga romani i David Mitchell që flet për historinë e gjashtë personazheve. Aktorët janë Tom Hanks, Natalie Portman, Halle Berry dhe James McAvoy.

r.b/NOA

KOMENTE