English

Tentohet grabitja e një argjendarie, policia ndjek dy grabitësit

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Para pak minutash mu në mes të Tiranës dy persona kanë tentuar të grabitin një argjendari. Bëhet fjalë për një argjendari që ndodhet në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.

Sipas burimeve nga vendngjarja mësohet se dy grabitësit gjatë tentativës së tyre për të grabitur bizhuteritë që ishin ekspozuar kanë goditur edhe shitësen e argjendarisë, e cila në një moment tentoi të shtypte alarmin për të lajmëruar aktin e tentativën për vjedhje.

Sipas policisë, e cila ka mbërritur në vendngjarje po hetohet tashmë për identifikimin e dy grabitësve dhe kapjen e tyre.Vijon...

mit/NOA

KOMENTE