English


Arrestohet në SHBA shqiptari me pasaportë false

Nigara Falls (SHBA), 28 janar 2011, NOA - Një qytetar shqiptar është arrestuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të mjeteve të identifikimit. Korrespodenti i Agjencisë NOA në SHBA raporton se personi i arrestuar është Nosh Gjura, 29 vjeç.

Gjura është arrestuar në kufirin mes SHBA-ve dhe Kanadasë, Nigara Falls. 29-vjeçari fillimisht ka paraqitur një pasaportë, ku pretendonte se ishte shtetas italian dhe do të shkonte në qytetin kufitar kanadez “për një pasdite interesante”.

Por oficerët e kufirit në SHBA kanë dyshuar në disa prej të dhënave që ka raportuar Gjura dhe kanë kërkuar verifikime të mëtejshme.

Pas kontrollit në kompjuter rezultoi se Gjura ka ndërruar fotografinë e pasaportës italiane.

Kjo gjë që sjellë dhe arrestimin e tij. Policia njoftohet se prokuroria amerikane ka nisur hetimet.

a.k/NOA

KOMENTE