Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kryeprokurorja shkeli marrëveshjen për gardistët pas 3 orësh
English

Berisha: Kryeprokurorja shkeli marrëveshjen për gardistët pas 3 orësh

Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Në vijim të deklaratës së tij, kryeministri Sali Berisha informoi se mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Qeverisë është arritur një marrëveshje pasditen e të mërkurës edhe me ndërmjetësimin siç tha kryeministri të një vendi mik, që secili nga oficerët e Gardës së Republikës të paraqitej në Prokurori për të dëshmuar për ngjarjen ku u vranë tre demonstruesit, në këmbim të anulimit të arrestimit të tyre. Por kryeministri Berisha deklaroi se “Pardje pasdite arritëm një marrëveshje që secili nga oficerët e Gardës të paraqitet në Prokurori dhe të anullohej arrestimi. Kjo ishte një marrëveshje e qartë si kristali, por tre orë mbrapa kjo marrëveshje u shkel, duke nënkuptuar sipas tij se pjesë e puçit ishte edhe kryeprokurorja Ina Rama.

Duke folur për zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin pas ngjarjeve të 21 janarit, Kryeministri Berisha bëri me dije se “zgjidhje nuk mund të ketë pa ndëshkimin e puçit në të gjithë organikën e tij”.

Vetëm pasi të merren përgjegjësitë ligjore mbi këto ngjarje të puçit të shtetit, situata do të shkojë drejt qetësimit, nënvizoi kryeministri.

Ai informoi se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë pasi sikundër tha ai “Zgjedhjet do të jenë në vitin 2013, madje do shoh të dielën më të fundit që t’i organizoj”. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE