English


Haxhinasto: Shqipëria, kontribut të veçantë në rajon

E enjte, 28 janar 2011, NOA- Zëvëndës kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ditën e sotme ka marrë pjesë në ministerialin e SEECP në Malin e Zi.

Gjatë fjalës së tij Haxhinasto është shprehur se, “Shqipëria është kontribuese aktive për bashkëpunimin rajonal. Ndërkaq, pjesë e munguar e kësaj skeme është Kosova, një pjesë e munguar e bashkëpunimit rajonal”.

Sipas tij, Kosova duhet të përfshihet në proceset integruese.

Organizata SEECP u krijua në vitin në Sofje të Bullgarisë, një vit pas mbarimit të luftërave që Serbia zhvilloi kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë -Hercegovinës për të penguar pavarësinë e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE