Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Presidenti nuk përmendi askund fjalën “dhunë”
English

Kryeministri: Presidenti nuk përmendi askund fjalën “dhunë”

Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Duke folur për ngjarjet e të premtes së shkuar kur në demonstratë pati akte dhune ndaj forcave të Policisë, Kryeministri Sali Berisha i tërhoqi vëmendjen Presidentit të Republikës, se në deklaratën e tij të bërë madje me vonesë, tre orë pas nisjes së protestës, kur gjithçka kishte precipituar edhe në vrasjen e tre demonstruesve, nuk kishte artikuluar në asnjë radhë të deklaratës fjalën “Dhunë”. Sipas Kryeministrit, Presidenti duket se nuk e kishte vënë re dhunën ndaj Policisë, duke nënkuptuar se edhe Presidenti i Republikës ishte pjesë e grushtit të shtetit.

E duke theksuar faktin e rëndësishëm të hetimit, Kryeministri Sali Berisha siguroi se nuk do të bëjë asnjë pakt me puçistët.

Në këtë kontekst ai falenderoi SHBA-të që garantuan se do të japin ndihmë teknike për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.

“ Por është një fakt i pamohueshëm se duke vlerësuar gravitetin e ngjarjes në mënyrën më të shpejtë, një qeveri mike dha ndihmën për hetimin e plotë si për viktimat dhe ngjarjeve të 21 janarit, si për ata që pajisën sulmuesit e kryeministrisë, në të ashtuquajturën “Ngjarje në bulevard”, sikundër theksoi Berisha emrin me të cilin po e heton çështjen Prokuroria.

Ai theksoi gjithashtu se Prokuroria po fsheh të dhënat.

Ai bëri me dije se “Ky vend ka ligje dhe parlamenti bëri një hap kushtetues, pasi ka të gjitha kompetencat të hetojë çdo puç të brendshëm, dhe të marrë vendime në çdo kohë”.

Në vijim i pyetur rreth hetimit të nisur nga Komisioni Hetimor për puçin e shtetit, shefi i qeverisë theksoi “Mos paragjykoni Komisionin hetimor të hetojë Presidentin, Kryeprokuroren, Kryeministrin dhe çdo personalitet të këtij vendi me qëllimin për të zbardhur ngjarjet e datës 21 janar”.

Ai evidentoi se ky komision ka nisur punën me intensitet të madh dhe brenda kushtetutës po dëshmon vullnetin më të lartë për mbrojtjen e shtetit.

Në këtë kontekst lidhur me të dhënat e përmendura më parë dhe të disponuara rreth puçit të shtetit, kryeministri Berisha nënvizoi se “ato do t’i kalojnë Komisionit Hetimor Parlamentar dhe policisë Gjyqësore”, të cilët pritet të hedhin më shumë dritë rreth puçit për të cilin flet kryeministri i vendit.

Zoti Berisha siguroi se “Gjithçka e disponueshme është në diskrecionin e të dhënave”.

“Jam këtu për t’u faktuar shqiptarëve vendosmërinë time që çdo qytetar të hetohet sipas ligjit”, tha kryeministri Berisha.

“Janë pothuajse të plota pistat e transparencës së këtij puçi. Institucionet nuk duhet të identifikohen me një person apo dy, një gjë është e sigurt, në paranojën e tij Edvin Kristaq Rama po ëndërronte marrjen e pushtetit me dhunë”, porse sikundër tha Berisha ata ishin të gjithë të rrethuar.

Kryeministri Berisha i garantoi qytetarët se kanë të drejtën e të protestuari në mënyrë paqësore, porse akte të tjera dhune sipas tij nuk do të lejohen më. Vijon

mit/NOA

KOMENTE